Mesimi2

Mesimi2

Mua po me shqeteson matematika ajo ka ndodhur prej klases se pare problemi ka filluar sepse nuk kam mesuar me kohe mua me se shumti po me brengos se do te ngel dhe do te jet fundi per mua jam  munduar derin ne vdekje qe te mesoj por nuk kam mundur sepse nuk ma rrok bre!!!

Pse matematika eshte lenda me e veshtire ?

Një koment për “Mesimi2”

  1. MPS. Lirie Lokaj - Psikologe says:

    Përshëndetje Albin, ju falënderoj që keni kontaktuar shërbimin tonë. Vështirësi në të mësuar të matematikës janë të zakonshme, të rëndësishme, kërkojnë vëmendje mësimore të denjë dhe serioze në klasë. Nxënësit  mund të reagojnë pas dështimeve të përsëritura me ndalje të përpjekje, vetë-respekt të ulët dhe sjellje shmangëse. Lënda mësimore e matematikës mësohet duke filluar nga problemet më të thjeshta drejt atyre më të vështira dhe më komplekse. Në qoftë se nuk është arritur që të kuptohen problemet e thjeshta matematikore në fillimet e mësimit, tentativat për të mësuar probleme më komplekse janë zakonisht pa rezultate. Prandaj ndërtimi i njohurive për zgjidhje të problemeve matematikore duhet të filloj prej atyre më të thjeshta dhe të vazhdoj deri te ato më të vështira, edhe nëse kjo do të thotë që të merren mësime shtesë nga matematika. Shumë fëmijë kanë vështirësi në matematikë, pasiqë është më ndryshe nga lëndët e tjera, dhe kërkon shkathtësi më specifike për ta mësuar. Mirëpo nëse ju jeni mirë ne lendet tjera atëherë mos u shqetësoni shumë për matematiken, mësoni gjërat bazike dhe pastaj mund të studioni në shkenca shoqërorë ku nuk kërkohet matematika. Të gjithë ne jemi më të mirë në disa fusha, më pak të mirë në disa të tjera. Ju uroj gjithë të mirat  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: