Vemendje tek hija ime

Vemendje tek hija ime

Para 8/9 vitev kur isha ne depresion duke shkuar ne dhomen time, papritmas i dhash vemendje hijes time dhe fillova te frigohem dhe vazhdoi ashtu duke mos e kuptuar qe nuk esht diqka qe me ben keq apo diqka e till mirpo nuk mund ta largoja vemendjen….
Para 2 vitev ndodhi prap dhe u frigova prap shum fort dhe nga at her me largohet e me kthehet prap vemendja.
Do doja ta kuptoja se pse ndodh dhe a ka ndonje njeri qe i ka ndodhur kjo?

Një koment për “Vemendje tek hija ime”

  1. Prof. Asoc. Veronika Duci thotë:

    Përshëndetje, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm.al. Skiofobia është një lloj frike që disa njerëz zhvillojnë nga hija e tyre, dhe nga hijet e tjera në përgjithësi dhe një prej simptomave që ka është frika se mos hija e tyre i bën keq. Mendohet se është një lloj frike e lidhur me frikën nga errësira. Ka mënyra të ndryshme për ta përballuar atë, si p.sh.:
    – të përpiqesh ta mbash vëmendjen aq sa mundesh për pak kohë tek hija jote në mënyrë që të kuptosh se në fakt nuk bën gjë. Nëse e sheh që nuk mundesh është mirë që të njëjtën teknikë ta përdorësh me një psikoterapist të trajnuar për këtë lloj terapie.
    – të sfidosh me logjikë të gjitha mendimet që të vijnë për dëmtimin që mund të të bëjë. P.sh. Hija ime do të më bëjë keq (mendimi). Si? Ajo nuk ka asnjë funksion, ekziston vetëm ngaqë je ti dhe nuk mund të të bëjë gjë. Me këtë logjikë mund të sfidosh dhe mendime të tjera.
    – në përgjithësi, aktiviteti fizik dhe reduktimi i kafeinës ndihmojnë në uljen e ankthit.
    Nëse këto nuk ndihmojnë, mund të kërkosh ndihmën e një psikoterapisti për psikoterapi ose të një psikiatri për medikamente.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: