Vdekja
Pershendetje jam 23 vjeqareqe 3 dit jom tu mendi qe kom me dek kaniher mkalon kaniher kaj kaj kaj me or e sdi as qka me bo , e kom ni qik t vogel dy muj shum po merzitna sdi pse , po thom ska kush ma kqyr qiken ,shum po tutna edhe me flejt ju lutem ndimomni se u tranova
Pershendetje!
Une kam 3 vite keshtu,pas lindjes se djalit me ka ndodh kjo dhe spo me kalon edhe pse kam shkuar ne psikiater dhe kam mar ilace thjesht qetesohem per disa kohe dhe me kthehet perseri.Une kam dhe siptoma fizike si marrjemendje tension i larte i gjakut aritmi dridhje trupi te vjelle bllokim ne frym marrje por eshte vec ankth dhe frik ndaj se ardhmes ku harrojme te jeteojme te tashmen.Uroj te kaloj sa me shpejt kjo gjendje
Përshëndetje,
Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Kuptoj se je një grua që sapo është bërë nënë dhe kjo periudhë shoqërohet me mendime apo ndryshime emocionale. Është e vështirë të jetosh me frikën nga vdekja, aq më tepër kur ke si përgjegjësi mirëqenien e fëmijës tënd të porsalindur. Në disa momente frika se mos ty të ndodh gjë, lidhet me frikën se kush do kujdeset për foshnjen tënde dhe se si mund të jetë fëmija pa prezencën tënde. Do të ftoja që për një moment të reflektoje pak mbi gjendjen tënde shqendëtsore. Në pyetjen tënde nuk je duke më shkruajtur se vuan nga ndonjë sëmundje, pra e marrë të mirëqenë që gjendja jote fizike është e shëndetshme. Pra, në të tashmen nuk ka ndonjë rrezik se mund të të ndodh diçka. E theksoj në të tashmen, sepse e ardhmja është e pa parashikueshme dhe nuk është në dorën e askujt nga ne. Frika që përjeton nuk është një fakt, por është një emocion. Njeriu mund të përjetojë shumë frikëra por kjo nuk do të thotë se çdo frikë kthehet dhe bëhet fakt. Frika që ti përjeton mund të lidhet dhe me dëshirën e madhe që të jesh në gjendje të kujdesesh për fëmijën tënd. Pra e gjitha kjo mund të jetë normale. Gjithashtu, ti shkruan se ke tre ditë që e mendon këtë gjë, a e mban mend kur filloi kjo frikë? Të ftoj të më rishkruash nëse të kujtohet ndonjë situatë që lidhet me lindjen e kësaj frike. Ndoshta aty kupton dhe burimin e mendimit për vdekjen dhe frikën tënde. Të sugjeroj që të flasësh sa më shumë me familjarë, persona të afërm dhe të kërkosh mbështetjen e tyre. Nëse vë re se kjo situatë po vazhdon, të sugjeroj të kërkosh ndihmën e një psikologu klinik apo psikoterapisti. Ndërkohë, ndihu e lirë të më rishkruash për çdo gjë që të shqetëson gjatë kësaj periudhe.
Kujdesu për veten!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike