Ureaplasma

Ureaplasma

Pershendetje, desha te marre mendimin tuaj. Nga analizat e bera me ka dale ureaplasma urealiticum dhe jam duke marre antibiotik. A sherohet shpejte ky infeksion dhe a ka pas dikush rast te ngjashem pas sa kohe ka ngele shtatezene pasi qe me kane thene se ndikon per te ngelur shtatezene? Gjithe te mirat!

2 komente për “Ureaplasma”

  1. Dardan Kocinaj thotë:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Infeskionet e tilla duhet te trajtohen drejte dhe te jeni ne vizite te rregullt te specialisti i fushes. Ka te dhena qe flasin ne drejtim te lidhshmerise ekzistuese te infeksioneve te tilla dhe fertilitetit, prandaj duhet te trajtohen te dy partneret.

    Gjithe te mirat,
    Dardani

  2. Anonim thotë:

    Nuk osht infeksion serioz, sa dijne me qene infeksionet e traktit urogjenital. Sigurohu qe e merr antibiotikun adekuat dhe kohezgjatja e antibiotikut te jete aq sa duhet, dhe ka me u sheru shume lehte ky infeksion. Sipas eksperiences teme, eshte mire me u testu edhe per STD (semundje te transmetueshme seksualisht) te tjera, shkaku se edhe tjerat baktere si mycoplazma, chlamydia, staphylococcus, gonorrhea etj, munden me te shkaktu probleme ne shtatzani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: