Tradhetia
Pershendetje.Jam nje nene e nje vajze 4 vjece dhe ne pritje te nje bebushi,i cili vjen ne jete ne 4-5 jave.Isha shume e lumtur ne familje deri ne momentin qe zbulova qe bashkeshorti bashke me 2 miqte e tij shkuan ne nje shtepi prositucioni.Ai e pranoi dhe mu lut shum te falja mu per gabimin dhe po me qendron shume afer,thot se ishte hera e pare dhe i shtyr nga shoket.Por une po e perjetoje shume shume keq,ndjesi me te keqe se tradhetia nuk paska.Sepse besoja shum tek ai njeri dhe kurr se prisja.Ndjehem shum poshte,sme hyn asgje ne sy…vetem qaj…po e demtoje shume veten dhe bebushin qe vjen se shpejti.Ju jutem cfare me keshilloni te beje?
Përshëndetje Ola,
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin tënd.
Në radhë të parë të uroj më të mirat lidhur me shtatzaninë dhe sa më lehtë eksperienca deri në ardhjen e bebit.
Me sa kuptoj nga letra jote je e zhgënjyer, edhe e mërzitur dhe ndihesh që e gjitha kjo ndikon në besimin midis jush dhe atë cfarë jeni duke pritur nga njëri tjetri në marrëdhënien tuaj. Me të drejtë nuk është e lehtë të kalosh në ndjesi dhe mendime të tilla dhe shumë pyetje ngrihen automatikisht.
Pyetje të cilat vendosen në kuadrin e një pyetje shumë të madhe dhe të rëndësishme: A e doni njëri tjetrin? A e doni marrëdhënien midis jush? A jeni gati ta kuptoni njëri tjetrin për cfarë ka ndodhur? A mundesh të vendosni se si doni të përmirësoni marrëdhënien tuaj? A je e gatshme të kuptosh bashkëshortin? A mundet ky moment t’ju ndihmojë në marrëdhënien më tej?
Një psikoterapiste e njohur thotë që shpesh në eksperiencën e tradhëtisë, demonizohet gjithmonë ai që tradhëton dhe kuptohet më pak, a thua se eksperienca është bërë për të bërë për ti bërë keq personit tjetër, ose si një ves I personit. Po të lë ty me këtë reflektim dhe me reflektimin e marrëdhënies tuaj.
Mbi të gjitha imagjinoj që edhe ty të duhet kohë të kalosh në ndjenjat që ke lidhur me këtë që ka ndodh.
Shpresoj se përgjigja ime të ndihmon.
Mbetemi në kontakt
Me respekt,
Almandina