Stresi

Stresi

Dua te vras veten ose te pakten te filloj drogen..nuk e di pse por e urrej kaq shume veten

4 komente për “Stresi”

  1. admin thotë:

    E Dashura K,

    Te falenderojme shume qe na ke shkruar dhe qe ke kerkuar ndihme. Pyetjen do ja dergojme ekspertit sa me pare. Ne nderkohe te ftojme te na spjegosh pak me shume situaten tende qe te ka bere te ndjehesh ne kete menyre.
    Poashtu mund te flasesh drejtperdrejt me nje psikolog ne chat, na trego qe te te caktojme nje termin sa me pare.
    Mos harro se perkunder situates ne te cilen gjindesh, nukjevet, jemi ketu per ty, per te te ndihmuar ta kalosh kete gjendje shpirterore.

    Mbesim ne pritje te pergjigjes tende.
    Gjitha te mirat
    Stafi Nukjevet

  2. Lediona Braho thotë:

    Pershendetje e dashur,
    Besoj duhet te jesh shume e merzitur qe i ke shkruajtur keto fjale. Une te kuptoj shume mire, e di ç’do te thote ta urresh veten dhe te duash te gjesh nje zgjidhje per t’u ikur gjerave qe te kane lenduar.
    Por besoj qe ka edhe alternativa të tjera. A mund te flasim bashke? Me trego çfare te ka ndodhur? E di qe ke nevoje te shprehesh e te flasesh me dike. Une jam ketu dhe ne pritje per te te degjuar dhe ndihmuar. Eja te mendojme per nje zgjidhje tjeter qe do te te ndihmoje te dalesh nga kjo situate dhe te ndihesh me mire. E di qe mund te me tregosh me shume, te me thuash gjera qe ndoshta nuk ia ke thene kujt, te zbrazesh mllefin dhe ndjesite negative qe ke ndaj te tjereve dhe botes, por edhe ndaj vetes. Jam ne pritje te pergjigjes tende.
    Nese ngurron te me shkruash mua, mendo ke mund te therrasesh ne telefon ne keto momente dhe t’i thuash te te ndihmoje.
    Gjithsesi, une jam ketu dhe ne pritje te pergjigjes nga ty. Kujtohu qe kjo çka po perjeton eshte e perkohshme dhe qe tani mund t’i japesh vetes nje shans per t’u ngritur. Te perqafoj fort!
    Lediona

  3. Zanfina thotë:

    Pershendetje!
    Nganjehere ndodh edhe kjo por duhet te perpiqemi te motivojme vetveten dhe ti tejkalojme keto momente te veshtira. Eshte e domosdoshme ta duam veten tone nese deshirojme te jemi te lumtur. Askush nuk mund te na ndihmoje me shume se vetvetja, mendja jone. Ti mundesh, ti ke force ta besh kete! Qdo njeri ka shume potencial por nganjehere nuk e mendojme kete. Ji falenderues per gjithqka qe ke. Ti vlen shume. Duhet te jesh miku me i mire i vetes. Mendo se qfare te pelqen, qfare endrre ke ne jete dhe lufto te realizosh. Gjeje nje qellim per te cilin vertete ia vlen te luftosh dhe te jetosh! Takohu me ata persona qe i do dhe ke besim te ta dhe rrefeju per keto ndjenja qe ke brenda vetes.
    Jeta eshte shume e bukur nese luftojme. Prandaj lufto edhe ti. Gjithqka do te behet me mire nese perpiqemi perndryshe gjithqka do te shkaterrohet.
    Dhe natyrisht se askush nuk e do shkaterrimin e sidomos ndaj vetes qe duhet te kemi shume meshire.
    Do te kaloje e gjithe kjo me ndihmen e Zotit dhe perkushtimin tend. Shpresoj qe te kalosh sa me shpejte kete gjendje, te uroj gjitha te mirat!

  4. I paemër thotë:

    Lediona braho Respekt per tyZoti ti thavft gjith tmirat jet. Sa bukur ti ndimosh njeritut Kit hall respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: