Shprehja e ndjenjave
Pershendetje psikologe. Uroj te jeni mire dhe ky mesazh tju gjeje sa me mire. Une jam nje vajze dhe ndodhem ne nje situate shume te veshtire psikologjike. Qe kerkoj shume ti jap zgjidhje.sapo kam prezantuar te dashurin tim me familjen. Ata jane shume ok me kete gje. Nuk kam hasur kundershtime prej tyre. Ama kam nje problem shume te madh qe une nuk hapem dot me prinderit e mi per tju treguar si shkoj me te dashurin tim. Te shpreh dashurine time per te ne sy te prinderve te mi. E kam te pamundur. Une ate e dua shume dhe jam shume ne rregull me te dashurin tim. Por nuk e reflektoj dot kete gje tek prinderit e mi dhe gjithemon zihemi. Agravon situata ne debate me tone te larta. Me shume sherr dhe qarje. Nuk e di pse. Do doja shume te me ndihmoni ta kaloj kete gje dhe te kuptoj pse nuk arrij dot ta kaloj kete gje. Eshte aq e veshtire per mua sa mendoj me mire te vras veten dhe mos te jem me e detyrauar te shfaq dashurine tek persona te tjere.ju lutem me ndihmoni
Përshëndetje Albora, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm.al! Nuk jam e sigurt nëse e kuptova saktë, kush është i pakënaqur që ti nuk i shpreh ndjenjat e tua të dashurisë përpara prindërve të tu? I dashuri jot? Nëse po, më duket shqetësuese që të të kërkojë diçka të tillë nëse ti vetë nuk ndihesh rehat që ta bësh. Do e kuptoja nëse do ndihej jo mirë, nëse nuk do i shprehje atij ndjenjat e tua, por nuk e shoh rëndësinë e të bërit të kësaj gjëje para prindërve ose njerëzve të tjerë. Ndoshta vërtetë është e vështirë për ty që të shprehësh ndjenja e tua në praninë e njerëzve të tjerë, por kjo nuk do të thotë se ai duhet që ta kërkojë me detyrim.
Nëse nuk e kam kuptuar saktë, je e mirëpritur të vazhdosh komunikimin.
Gjithë të mirat,
Veronika
Dr. Veronika pershendetje. Jam albora vajza qe ka bere pyetjen. Prinderit e mi duan qe une te shpreh ndjenjat e mia per te dashurin tim tek ata. Ata duan te shofin sa e dua une te dashurin tim.
Prsh un mendoj qe ndjenjat e tua me te dashurin ose qysh e qon ,nuk ki arsyje per meja shpjegu prinderve un per veti ,nlidhje me tfejumin tem ski kallxoj prindit ,edhe nese mytna me ta edhe nese vrana ,edhe nese ndana edhe prap pajtona. Lidhja ka idhnime ,inat perlamje ndamje ,nese i kallxon familjes tane per gjdo idhnim kan metu kthy kundra ,un perveti ,emaj shum ma msheft ,edhe nese sjam mir me ta ,bese mvesin diqka ,prindi tham super jam skam qef meba tkeq nsy tfamiljes perqat emaj shum private ,ski pse e ngarkon vetin ,ti psh tdashurit tan munesh me ishpre ndjenja ski pse menon qe ti ki problem me shpreh ndjenja ,nvaret te kush edhe nrm qe nfamilje esht pak mare neve qikav na vje mare psh sun shkoj me ithan un familjes tem ooo edu shumm bre ket tfejumm ,mban tkumtur blabla ,bile perkundrazii mem vet aedo tham jopak hajgare