Gelbaz me gjak jo te paster
Pershendetje kam nenen te shqetsuar pasi para disa dite kishte ftohje dhe infeksion ne kanalet e frymarjes pas kontrollave ne qkmf mjeku i degjoj mushkrit tha jan paster por i pershkruajti ineksone qe te tejkaloj gripin dhe infesoni qe mos ti kaloj ne mushri beri me mir por pas perfu dimit pe ineksioneve filloj te pastrohet nga gelbaza mir por ka dy dit qe ne gelbaz ka gjak por jo te paster siq themi popullore te pjekur por jo ne sasi te madhe nga qka mund te vij kjo pasi nena shqetsohet dhe ka frik edhe semuret me shum nga stresi dhe frika se nga shqetsimi qe ka
Persheendetje,
Problemet me organet e frymemarrjes jane grup i semundjeve qe kerkojne hulumtim e ekzaminime plotesuese. Prania e gjakut mund te jete pasoje e disa problemeve. Se pari duhet diferencuar a eshte nga trakti i frymemarrjes apo digjestiv. Nese eshte nga trakti i frymemarrjes atehere duhet plotesim te ekzaminimeve me Rtg te serishme, dhe analiza laboratorike e mikrobiologjike. Ju keshillojme te paraqiteni te Mjeku juaj Familjar i cili pas ekzaminimit do te kerkoj konsulta e ekzaminime plotesuese drejte diagnozes se sakte dhebtrajtimit adekuat.
Gjithe te mirat,
Dardani