Familjen apo te dashurin?
Pershendetje, Do te doja te ndaja me ju nje problem timin qe me shqeteson ktu e 4muaj.. Jam nje vajze 20-21 vjece dhe jam e lidhur ktu e 2vite me nje djale shume te mire, te respektuar, qe me do. Jam person i cili nuk i besoj shume njerezve ne pergjithesi, e kam frik zhgenjimin! Me djalin ne fjal jemi njojtur nepermjet shoqeris perbashket, eshte 24-25 vjec une per momentin jetoj ne Shqiperi se jam studente ne vitin e 3t ne nje universitet privat, djali ne fjal nuk vazhdoj universitetin por iku bashke me familjen e tij ne norvegji.. Atje eshte munduar me mish e me shpirt te ndertoj jeten sic do ai vet,sic e ka pas enderr, eshte i cmendur pas mjeteve te renda, ka ktu e 1vit qe ka hapur kompanin e vet ne ate shtet.. Problemi qendron se si cdo vajze ashtu edhe une mendova se kishte ardhur momenti i duhur per ta prezantuar prinderve, prindrit e mi jetojn ne Angli, mori rrugen nga Norvegjia erdhi ne Angli vetem e vetem per te takuar prindrit e mi.. E takuan, nuk u pelqeu per shume arsye pa lidhje sic i them un.. Nuk u pelqeu sepse: 1) eshte pa shkoll dhe cupa e tyre eshte me shkoll, eshte nivel me i ulet
2) sepse ka probleme me shikimin dhe eshte e nevojshme te vej syze
3) sepse eshte shume i gjat ( ai 1,92 une 1,71) nuk shkoni si cift
4) sepse ka thinja qe ne moshen 24 vjec ( kur te martoheni ju ai do duket plak ti ne lule te rinis)
Ngaqe ka hapur kompanin e vet me mjete te renda ne shtet te huaj ne nje mosh fare te re, nuk do ja dali!! Do ngeleni pa buk!!
Nderkoh qe po ma bejn shume te veshtir, po me bejn presjon zgjidh o familjen o ik me ate..
Une ate e dua, dhe e dua me shpirt, frym nuk mar dot pa ate.. Nuk kam si tua shpjegoj se thon ka cuna plot me shkoll, ku ka me mire te jeni te dy me shkoll, te dy ne zyre, te dy te veshur si zoterinj!!
Ju lutem me jepni mendimet tuaja!!
Jeta eshte shume e veshtire kur duhet me zgjidhe mes personit qe don edhe familjes, per mua eshte kjo zgjidhja ma e veshtire. E pata kete rast po une pas tre vitesh u largova nga dashuria per shkakun qe familja ime nuk e pranuan po edhe me shume per faktin se ai nuk ishe gati me ardhe te une, sme paska dasht kurre mjaftueshem e kuptova,, e ni femer smundet me rreziku shume kur djali nuk eshte i sigurt.
Ti e paske dikon qe te don, edhe pse eshte i ri eshte i sigurte ne hapin qe don me bo. Une te kisha propozu per me e vazhdu lidhjen tande edhe me u ba bashke me ate djalin, arsyet e kota te prinderve tu kan me u zbeh edhe kan me e pranu lidhjen mas ni kohe. Mos e shkatrro jeten tande nese e don me shpirt kete djalin, po mundohu me mirkuptim me i mbajt raportet e mira edhe me prinderit edhe me te dashurin. Une ndoshta kam gabu se e kom humb ni njeri qe e kom dasht shume, po ne tjetren ane skom pas ”arsye” me luftu per ni dashuri me shume pengesa te medha.
Uroj me e bo zgjidhjen e duhur e qofsh e lumtur gjithmone.