Dua te vdes
Persh jam nje vajz 30 vjece e pamartuar para disa vitesh kisha nje lidhje me nje person me te cilin humba virgjerin kam shum frik se mos e merr vesh babi e do vij te me vras un per momentin jam ne itali e papun pa doc si do vej halli im nuk e di me mire te vdes sesa te jetoj me ndihmoni ju lutem
Përshëndetje,
Më vjen realisht keq që shumë vajza shqiptare janë ende viktmë e mentalitetit. Duket që je duke vuajtur shumë. Është e rëndësishme të kuptosh që vetëm ti ke të drejtë mbi trupin tënd dhe nuk ke pse t’u japësh informacion të tjerëve, qoftë edhe prindërve të tu. Nga ajo që ti shkruan, kuptoj se ti ke vite që e ke humbur virgjërinë. Nëse babai yt nuk e ka marrë vesh gjatë këtyre viteve, pse ekziston kjo frikë se mund ta marrë vesh tani? E kuptoj që gjendja jote aktuale nuk është shumë në favorin tënd dhe mund të ndodh që të mendosh më të keqen e mundshme. Nuk e di me kë je në Itali, kush të mbështet por kam bindjen që ti je e rritur dhe nëse ia ke dalë deri më tani, do vazhdosh t’ia dalësh. E besoj këtë, sepse duke perceptuar frikën tënde nga babai në moshën 30 vjeçare, duhet të jetë për pasojë e një të shkuare shumë të vështirë dhe traumatike. Por, kujtoji vetes se athere ke qenë e vogël dhe ndoshta s’ke pasur burimet e duhura për të ndihmuar veten. Ndërsa sot, ti je një e rritur që mund të punosh dhe të bëhesh e pavarur apo të kërkosh ndihmë në institucione të ndryshme shtetërore. Gjithashtu, besoj se përderisa more guximin të na shkruash, ti po na kërkon ndihmë për të jetuar dhe jo të kundërtën. Andaj, të sugjeroj të shfrytëzosh çdo burim ndihme që të ndodhet për momentin. Fol me të afërm, miq apo njerëz të tjerë që të duken të besueshëm në vendin që jeton. Ajo që ti ke bërë, nuk është krim. Është një nga nevojat bazë për një të rritur. Uroj që të gjesh forcën dhe të kujdesesh për veten.
Pres të dëgjoj përsëri nga ti.
Më të mirat,
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike
Aman shekulli 21 dhe ti akoma vuan per keto budalliqe , shijoje jeten zemer mos vuaj kot vazhdo perpara se ska mbet jeta e bota ne virgjeri.