Derealizimi
Pas nje sulmi te ankthit para dy muajve kam perjetuar derealizim, dhe prej ateher her pas here perjetoj prap, gjate kesaj kohe kam vizituar edhe psikologe, jam me mire psikologjikisht por prap vazhdoj ta perjetoj kete gjendje qe me bezdis shume si mund ta tejkaloj, cka duhet te bej?
Përshendetje Eliza, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm! Derealizimi është diçka që mund të përjetosh gjatë një ataku paniku. Për ta menaxhuar më mirë në vazhdim përpiqu të:
• Mos të të bëhet obsession fakti se po përjeton ende derealizim
• Të shpërqendrosh veten duke u marrë me aktivitete të tjera
• Të ‘rikthehesh’ në realitet duke bërë aktivitete që kërkojnë të përdoresh shqisat e tua si psh të mbash diçka të ftohtë në duar, të dëgjosh muzikë me volum më të lartë, të marrësh një objekt që ke përpara teje dhe ta përshkruash në detaj deri sa të kalojë ndjesia e derealizimit
• Të flasësh për ndjesitë e tua në atë moment dhe të përpiqesh të reflektosh për arsyet që i shkaktojnë.
Gjithë të mirat,
Veronika