Antidepresivet

Antidepresivet

Prsh stafi jam 37 vjec jam trajtuar per ankth me zalasta e zoloft .i kam perdorur per 4 vjet .dua te di a jep dhimbje koke perdorimi i tepert i antidepresiveve.ne kohen qe i pija ndihesha mire skisha pagjumsi mendime negative

Një koment për “Antidepresivet”

  1. Bylyre Serjanaj thotë:

    Përshëndetje,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Nuk e di nëse të kam kuptuar qartë, por po më thua se tani i ke ndërprerë medikamentet dhe beson se për shkak të përdorimit për një kohë të gjatë, pas ndërprerjes mund të kesh dhimbje koke? Nëse është kjo situata jote, nuk ka të dhëna shkencore që tregojnë se ndërprerja e medikameteve lidhet drejtë për së drejti me dhimbjen e kokës. Por është e rëndësishme të di, se si je ndjerë ti gjatë kësaj periudhe? Ti thua se kur i pije medikamentet, nuk kishe pagjumësi dhe medime negative? Po tani, si je me gjumin dhe me mendimet? Ndihu e lirë të më rishkruar për pyetjet e parashtruara apo për çdo shqetësim tëndin që mendon se mund të të ndihmojmë. Gjithashtu, unë të sugjeroj të kontaktosh me mjekun psikiatër që po ndiqesh ose me çdo mjek tjetër psikiatër për të marrë përgjigjet e duhura për sa i përket përdorimit ose jo të medikamenteve. Ndërkohë, një tjetër sugjerim është dhe trajtimi psikoterapeutik me psikolog klinik ose psikoterapist. Merr në konsideratë çfarë do që ti e sheh të domosdoshëm dhe nevojshëm për shëndetin tënd psikologjik dhe fizik.

    Kujdesu për veten!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: