ankthi

ankthi

pershendetje kam nje problem qe 6 muaj mendoj menime tkqija as nuk ha as gjumin se baj si duhet mashum rri pa fjet veq menoj cigare pi shum po tash 3 mujt e fundit mu pat bo ni fiksim ekam pa nje djal qe asht i paralizuar prej nlindje mpat hi nmene se dot bana si aj mu pat bo fiksim veq aj mdilke para syve sun e durojsha kur mdilke para syve as nuk hajsha as nuk pisha najher ehupsha kontrollin edhe pse vllavi mthojke veq mendime jan mas ni kohe jam kan npsikolog mka shkru respiredon ikam pij disa dit por ka 2 jav qe ikam lan por tash mka ndryshu krejt jeta spom duket si perpara po menoj ms jam qmendur

Një koment për “ankthi”

  1. Prof. Asoc. Veronika Duci thotë:

    Përshendetje, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm.al! Më vjen keq për gjendjen që po kalon, duket e vështirë. Përderisa ke shkuar një herë në një psikiatër, i cili besoj ka bërë një vlerësim të situatës tënde dhe më pas të ka përshkruar risperidon, mendoj se do ishte mirë ose të vazhdoje me medikamentin ose, nëqoftëse ke shqetësime, të konsultoheshe përsëri me të. Mund të bësh një vizitë të dytë domethënë tek psikiatri që të ka dhënë ilaçet herën e parë dhe ti shpjegosh të gjitha simptomat dhe shqetësimet që ke.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: