Ankthi

Ankthi

Pershendetje nuk je vet koheve te fundit me ndodh qe me duket se me ndalet fryma dhe nuk po ngopem dot me ajer kur jam shtrire dhe i qetsuar nuk me ndodh por kur ngrihem ne kemb me ndodh qfare mund te bej ta sheroj kete gje

3 komente për “Ankthi”

  1. anonim thotë:

    pershendetje kam qe 6 muj ankth dhe mendoj se jam qmendur ju lutem me tregoni amund te qmendet njeriu prej ankthit

    1. admin thotë:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  2. Bylyre Serjanaj thotë:

    Përshëndetje,

    Më lejo të të përgëzoj për faktin që ke marrë guximin dhe ke kërkuar ndihmë. E marr me mend se të përballesh me simptoma të tilla e bën akoma më të vështirë përditshmërinë tënde. Duke qenë se ti pohon se vështirësia në frymëmarrje nuk të ndodh kur je i qetë, atëherë na bën të kuptojmë se kjo simptomë ka burim psikologjik. Sigurisht, ka shumë të rinj që na shkruajnë për simptoma të ngjashme dhe kanë probleme me shëndetin psiko-emocional. Vlen të theksohet se këto simptoma lidhen me ankthin dhe trajtimi është i mundur kur kërkon ndihmë tek profesionistë të shëndetit mendor. Është e rëndësishme të punohet me burimin e simptomave. Kur të ka ndodhur për herë të parë? A e kujton dot situatën? Cfarë ka ndodhur? Cfarë ke menduar? Si je ndjerë ti në ato momente? Përpiqu të vësh re, se si mendimet ndikojnë në mënyrën se si ti ndihesh.
    Duke qenë se simptoma më shqetësuese për ty është vështirësia në frymëmarrje, të sugjeroj të përdorësh teknikën e frymëmarrjes së thellë. Përpiqu të marrësh frymë thellë dhe ngadalë, po ashtu ta nxjerrësh frymën ngadalë dhe të plotë. Bëje këtë teknikë, deri sa të kuptosh se frymëmarrja jote është përmirësuar. Sigurisht është e rëndësishme të kuptosh dhe njohësh ato mendime që të shqetësojnë. Mund t’i shkruash diku, sa herë që vë re se e ke të nevojshme. Të sugjeroj të punosh mbi to edhe me ndihmën e një profesionisti të shendetit mendor, psikoterapist apo psikolog klinik. Ndihu i lirë të më shkruash për pyetjet më lartë apo për çdo shqetësim tëndin.

    Kujdesu për veten!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: