Pershendetje. Doja nje mendim te tuajin ne lidhje me ceshtjen time. Jam ne vajze 19 vjece dhe Kam qene ne lidhje me nje djal rreth 3 vjet. Keto 3 vite kan qene te mrekullueshme shkonim shume mire bashke dhe e donim shume njeri tjeter in. Ai ishte nga fshati ndersa une nga qyteti. Kur prinderit e mi e mesuan kete gje e kundershtuan menjehere kete lidhje. Nena ime u semur shume kur e kundershtova ate per ate djal dhe ne kyt rast une u ndjeva shume keq. Poashtu edhe familja e djalit nuk ishin dakort nga kjo lidhje dhe ato nuk kan lan fjale pa me ofenduar mua deri ne ate pike sa me quajten kurve ngaqe kam dashur djalin e tyre. Tani ne moshen 19 vjecare kemi kryer marredhenje seksuale . Pas asaj dite ai vazhdoi duke ndryshu sjellje duke me ofenduar shume rende me tradhetoi me nje vajze tjeter. Kaluan rreth 2 jave qe nuk komunikoja me ate kur nje dit ai me shkrujti duke nxjerr pretekstin se ka qene me nerva kur mi ka thene ofendimet dhe qe ate vajzen e ka thjesht per te kaluar kohen me te por une e shof qe ende e ka frs ne fb ate vajzen edhe pse e mohon se eshte ndare nga ajo. Me thoshte mua " te dua" etj etj por un e kisha humbur besimin tek ai. Pastaj une I kerkova atij te shkepusim kontaktet bashke pasi nuk shoh arsye pse te flasim ende kur familjet sdo jene kurre dakort. Pastaj ndryshoi edhe iher sjellje duke me thene : lamtumire se je e padurueshme. Kur para 2 ditesh me thote te dua. Pavarsisht ketyre gjerave ende e dua . Ju lutem cfare te bej ne kete rast ??? Mendoni se gjeja me e mire eshte qe ta harroj dhe ta vazhdoj jeten time ?? Do jem ne pritje te pergjigjes suaj. Ju flm stafi
27 Qershor 2017

2

Na përcjellni edhe në: