duhani

duhani

pershendetje te nederuar…kam nje problem ku shpresoj te me ndihmonimotra ime konsumon duhan ajo eshte pak me e madhe se un ,nena ime me shtyn jashtzakonisht shum te ja tregoj te verteten sepse ajo dyshon nuk e di se qfar te beje nga ana tjeter motra me lut ta mbuloj….ju pres :d

Një koment për “duhani”

  1. I paemër thotë:

    Duhani nuk është një shprehi e mirë. Nga ana tjetër, thyerja e besimit dhe mungesa e informacionit midis anëtarëve të familjes po ashtu është një çështje problematike, që çon në probleme të tjera. Motra juaj, duam të besojmë përkohësisht, fsheh një informacion të rëndësishëm për marrëdhëniet në familje. Për të mos thyer besimin midis jush, ndoshta është e udhës të nxisni motrën ta bëjë publik informacionin për duhanpirjen e saj. Në këtë mënyrë, ruhet besimi midis anëtarëve të familjes, të gjithë kanë informacionin e njëjtë, si dhe parandalohen problemet e mëtejshme, përveçse mund t’i jepet zgjidhje pozitive çështjes së duhanpirjes. Pse nuk provoni të flisni me motrën tuaj nga ky këndvështrim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: