Zera

Zera

Prsh po ju shkruaj per ni shqetsim ka pas ankth te madh simptoma ndryshme i kom kalu pak a shum me mire jom po kohve tfundit para gjumit sikur po degjoj zera qa kom kalu diten qfar mund te jet ju lus per pergjigje

2 komente për “Zera”

  1. Përshëndetje,
    Faleminderit që keni zgjedh portalin tonë për të ndarë me ne shqetësimet tua. Ju keni thënë se keni kaluar një gjendje ankthi mirëpo aktualisht jeni i brengosur sepse para gjumit keni ndjenjën sikur po dëgjoni zëra që janë të ndërlidhur me përjetimet e tua ditore. Përkundër që nuk keni dhënë shumë informata ajo që tani mund te themi është se këta zëra duket se ju shfaqen sapo ju zë gjumi dhe pjesërisht jeni në një gjendje ëndërrimi. Nëse këto përvoja ndalen sapo të zgjoheni plotësisht nuk ka vend për brengosje.
    Nëse kjo gjendje vazhdon, ju shqetëson , bëhet preokupim i juaji i vazhdueshëm dhe ju pengon në funksionimin e përditshëm ju sugjeroj të kërkoni ndihmë profesionale.
    Gjithe te mirat,
    Dr.Shukrije Statovci

  2. Pershendetje!
    Problemet me perceptim qe ku keni perjetur para se te flini ose ndoshta edhe sapo te zgjoheni nuk jane shume problematike pasi klasifikohen brenda eksperiencave normale, por nga ana tjeter tregon se ju jeni hipervigjilent dhe shume i perqendruar ne ndjesite e brendshme. Ka shume mundesi qe nje gjendje e tillle te vij si pasoje e nje experience traumatike ,por me kaq sa keni shkruar eshte e papershtatshme nga ana ime te interpretoj dhe aludoj. Gjithesesi do ju keshilloja qe te takonit nje mjek psikiater per te eksploruar me tej shqetesimet tuaja dhe ndoshta
    per te marre nje ndihme qe minimalisht mund te parandaloje ndonje problem qe mund te vij me vone.
    Gjithe te mirat
    Mirela

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: