frike
Pershendetje kam nje shqetesim qe dua te diskutoj me ju. Kam djalin 9 vjeqar, vijon shkollen fillore eshte nje djale i mbare pa probleme dhe shume i qete, problemi eshte qe gjate nates ka frike dhe nuk fle ne gjume pa njerin prind sepse kerkon siguri. Perafersisht ka nje muaj qe ka filluar ky shqetesim, gjithashtu ka frike nga moti i keq. Ju lutem me tregoni si te veproj.
Bisedo me femiun mos ka filluar te i shfaqet ndonje frik ne shkolle , ose mos ka pare diqka qe po e lidh qe te kete frike shiqo ne bised mundohu te gjesh se ka diqka qe ka fillu ta preokupoj ate
Pershendetje Arti,
Faleminderit qe solle shqetesimin tend ketu! Ndodh shpesh qe femijet nga mosha 6-12 te perballen me friken per te fjetur vetem. Ne kete moshe imagjinata zhvillohet me teper dhe sebashku me te dhe forma e te menduarit “Po sikur…” psh. “Po sikur te vije dikush dhe te hyje ne shtepi per te vjedhur?”. Se pari, doja te kuptoja me teper nese kjo eshte nje sjellje e zhvilluar sefundmi, apo djali juaj nuk ka fjetur asnjehere vetem? Po ju sygjeroj disa menyra qe mund te ndihmojne ne kete faze.
Ftojeni ate t’ju flase mbi mendimet qe ka, cfare mund te ndodhe me te nese ai fle vetem, cfare e shqeteson.
Perpiquni te tregoheni te qete, te mos i drejtoheni me agresivitet kur ju kerkon te fleje me ju. Eshte shume e rendesishme qe ta mbeshtesni djalin tuaj ne kete faze dhe mos ta beni te ndihet i pasigurt . Koha para gjumit duhet te jete e kendshme dhe e qete. Perpiquni te shmangni telefonin dhe televizorin para gjumit, diskutimet per probleme te caktuara qe mund te perfshijne argumenta, kritika, konflikte qe kerkojne zgjidhje, kujtohuni koha para gjumit duhet te jete relaksuese. Nga ana tjeter zhvilloni nje rutine te kendshme filloni me tualetin dhe nje banje me uje te ngrohte para gjumit, vishni pizhamat, lerini gati rrobat per diten e neserme dhe inkurajojeni djalin tuaj te shkoje vete ne dhomen e tij. Me pas shkoni ju dhe flisni me te per dicka te bukur qe ka ndodhur gjate asaj dite, ose per nje aktivitet interesant qe do beje te nesermen. Mund te lexoni nje perralle, ose nje liber bashke. Perpiquni te qendroni ulur ne krevatin e tij dhe jo te shtriheni me te dhe sigurojini qe do e kontrolloni cdo 10-15 min dhe bejeni kete te fundit sa here te nevojitet deri kur ta zere gjumi. Mos harroni ta pergezoni per cdo perpjekje sado te vogel qe ai ka bere pas cdo nate. Uroj tju kem ardhur ne ndihme dhe nese keni pyetje apo paqartesi jam ketu per ju!