kam burrin ne emigrim me cemndi me intimitet

kam burrin ne emigrim me cemndi me intimitet

Pershendetje ju lutem doja teme sqaronit per nje gje kam burrin ne emigrim me cemndi me intimitet ne telf ja kam plotesuar disa her por tani nuk jam ne gjendje tja plotesoj dit per dit e sa her i shkon mendjs atij se kam dhe dy femi kam gjera per tu kubjdesur dhe halle per te menduar sa te dush ai thot si ka mundesi nuk te shkon menja ty une i them jo si ka mundesi thot !!esht ne pun me mer me kamer ti shof pak c.. imagjino nuk edi nuk e kuptoj pz ju lutem nje pergjigje se me cmeni

2 komente për “kam burrin ne emigrim me cemndi me intimitet”

  1. Tinkerbell thotë:

    E dashur
    A din sa mir qe kerkon nga ti e jo nga nje femen tjeter. Une ne vendin tend do isha mundu te bej lojen virtuale se bashku me te , besom qe me mire qe kerkon te bej seks virtual me ty se te shkoj me ndonje femen tjeter.

  2. Përshëndetje dhe faleminderit që kontaktuat me ne!
    Duket se dëshira seksuale mes jush dhe burrit tuaj është në nivele të ndryshme, diçka që është e
    kuptueshme, pasi njerëz të ndryshëm kanë nivele të ndryshme të dëshirës seksuale. Ndoshta mund të diskutoni me burrin tuaj për t’ia shpjeguar arsyet për të cilat nuk mundeni të jeni gjithmonë e disponueshme për të përmbushur këtë dëshirë seksuale të tij, faktin se ngaqë jetoni larg njëri – tjetrit nuk ju përputhen oraret dhe angazhimet, pasi nganjëherë këto angazhime që përmendni mund të ndikojnë në dëshirën seksuale. Gjithashtu, mund të lini një orar më të përshtatshëm për të dy ju, ku të keni mundësinë për të qenë të dy më rehat dhe më të gatshëm. Po pyesja veten se sa kjo dëshirë e tij seksuale shoqërohet dhe me intimitet emocional? Mbase kjo mund të jetë një arsye që juve ju shqetëson? Gjithsesi, ky është vetëm hamendësimi im, ju mund të reflektoni më shumë mbi këtë dhe nëse nuk është ashtu, mos e konsideroni.
    Shpresoj t’ju kem ndihmuar,
    Veronika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: