Une qe po shkruaj jam nje vajze 17vjecare
Pershendetje stafi nuk je vet.
Une qe po shkruaj jam nje vajze 17vjecare tash kam fillu vitin e fundit ne shkolle profesionale.Qysh kur e kam fillu vitin e pare te shkolles se mesme kam pas veshtiresi per me u shoqnu me shoqet e klases sepse ato ishin shume xheloze kundrejt meje,une mbeta ne shkolle profesionale me qejfin tim sepse kam pas per tu transferu ne gjimnaz gje qe une nuk desha vet pasi qe e
kisha drejtimin shume te mire edhe mendova me vazhdu shkollen profesionale tutje.Aty filluan problemet e para sa i perket shoqerise. Une kurrë nuk kam qene femer xheloze as nuk jam po kush sillet keq normalisht qe ne ato situata nuk jam e qete.Gjate viteve te shkolles une mesova shume sepse ne klasen time krejt ishim 19nxenes qe disa e humben vitin disa e lane me deshire etj.Ne klasen time shumica ishin nxenes te dobet une isha shume me larte se ta dhe aty filluan problemet e shumeta sidomos femrat njera me tjetren dhe me mua gjithashtu.Une cdo here e kam pas perkrahjen ma te madhe shkaku qe isha tip shume e mire me sjellje dhe nuk kisha qejf me pas probleme.E kam pas nje shoqe qe une jam shoqeru qysh ne momentin e pare dhe ajo ishte perfekt eshte veshtire nje shoqe si ajo me e gjet ne gjysêmvjetorin e pare te klases se 10tê ishim bashke deri ne muajin Dhjetor kur ajo emigroi ne France me familjen
Përshëndetje dhe faleminderit që na shkruajte! Më vjen keq për situatën që po kalon, duhet të
jetë e vështirë për ty që të jesh në një mjedis të tillë në shkollë. Në fakt, meqënese je në vitin e
fundit të shkollës, vlen të reflektosh se sa e madhe është dëshira jote për t’u shoqëruar me të
tjerët. Nëqoftëse ke dëshirë të kesh shokë/qe atëhere mbase mund të eksplorosh se kush është
personi më i përshtatshëm me tipin tënd që mund të shoqërohesh, duke bërë disa kompromise. Është e rëndësishme që edhe ti të ndihesh mirë, pavarësisht kompromiseve, pra të mos jenë madhore për ty. Gjithashtu, mund të shohësh për mundësinë e shoqërizimit me nxënës nga klasate tjera paralele dhe më të ulëta se e jotja. Alternativa tjetër do të ishte që të qendroje pa u shoqëruar në shkollë, diçka që duhet të jetë e vështirë dhe e mirëkuptoj këtë, dhe të mbështetesh në komunikimin që mund të kesh me shokë/qe jashtë shkolle.
Gjithsesi, ndoshta një komunikim me psikologun/en e shkollës që e njeh dhe më mirë situatën
mund të të ndihmojë.
Shpresoj të të kem ndihmuar,
Veronika