Problem i madh?

Problem i madh?

Pershendetje kam nje problem te madh .. jam 24 vjeqar, un asnjehere skam kryer mardhenie intime me nje femer.. si person jam shum i mbyllur ne vetvete.. por ka 3-4 muaj qe verej qe disi me ka ardhur nje faz qe trupi me kerkon te bej mardhenie,kam lexuar se qrregullimet hormonale te shtyjn te mendosh vetvetiu per ket gje .. edhe nese ti sdeshiron ta besh at gje.. pra koht. E fundit shkaku kti problemi behem nervoz kam ankth ,ndjehem i pasigurt ne vetvete sepse siq e thash nuk marr dot guximin ti qasem nje vajze per ket problem siq e ceka jam person shum i mbyllt.. deshta disa keshilla per fillim nese do tme ndihmojn ,dhe se dyti a duhet pastaj te drejtohem tek psikologu ,urologu, apo siq kam ndegjuar terapiste e qrregullimeve seksuale?

2 komente për “Problem i madh?”

  1. Studenti Psikolog thotë:

    Pershendetje shok, po ta jap nje keshille nuk do te thote qe eshte fundi i botes qe ti i ke 24 vjeq dhe nuk ke kryer asnjeher mardhenje intime me nje femer ,shumica e moshatarve te tu ndoshta edhe me te medhenje nuk e kan provuar fare (mos u mashtro nga tregimet erotike te tyre), dhe nuk do te thote qe ke qrregullime seksuale por nese ti mendon qe eshte e rruges mund te vizitosh psikologun apo edhe profesionistin e shendetit seksual tek meshkujt Urologun , perndryshe nga tregimi juaj konstatoj se vetem se jeni tip me i mbyllur dhe jo shum komunikativ kjo ka ndikuar qe te shfaqet stresi dhe mendime negative rreth kesaj qeshtje , te uroj te kesh shendet ,nese deshiron prap te pysesh mos nguro te shkruash .

  2. Pershendetje Doni,
    Lexova me vemendje letren tende dhe mu krijua pershtypja se po perballesh me nje konfliktit midis “dua/deshiroj” dhe “s’duhet”, ku sic shkruan “eshte trupi qe te kerkon te kryesh marredhenie seksuale” nderkohe qe ti nuk deshiron… Ky dyluftim mes mendjes dhe trupit te para si dy pjese te ndara nga njera-tjetra, patjeter qe gjeneron ankth, paqartesi, pasiguri, etj. E kam te paqarte, nese mundesh te me tregosh si reagon ti ne momentin qe vijne impulset seksuale, pra cfare ben kur trupi te kerkon te besh seks?
    Gjithashtu, do te ftoja te marresh ne konsiderate takimin me nje psikoterapist, i cili mund te te vije ne ndihme per te kuptuar me teper mbi shqetesimin qe ndjen ne raport me seksin, prej nga buron mbyllja ne vete. Faleminderit qe zgjodhe te ndash shqetesimin tend ketu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: