ju kam shkruar nuk ma keni kthyer

ju kam shkruar nuk ma keni kthyer

Prsh stafit dhe gjith publikut une e kam nje hall dhe desha ta ndaj me ju .Para disa viteve ne shkollen fillore une rash ne dashuri mos ta quajme dashuri por e pelqeva shum nje mesuese e cila ishte ca vite me e madhe se une edhe pse ajo kishte jeten e saj une prap vazhdova njejte u mundova shume here ta hiqja nga mendja por kot une fillova ta doja edhe me shume . Me mesuesen kisha vetem dy here ne javë mesime edhe ne ato dy ore nuk dija se Si te sillesha , u dukja shum quditshem keshtu me thonin edhe te tjeret nuk dija se qpo ndodhte me mua u bera krejtesisht tjeter i tregova edhe nje shoku time qe i besoj shum dhe ai me keshilloj te shikoj ndonje tjeter se kjo kishte jeten e saj qte beja ashtu e lash ne oret e saj fillova te mungoj u mundova ti mbyllja syt kur e pasha ate por mu kisha nje ndjejne se sa me shume largohesha ajo afrohej me mua.Ne fundin e vitit shkollor ndiheja shum i merzitur sepse dihej qe edhe kete vit edhe do ndaheshim keshtu shkoi shpejt edhe viti i fundit jam munduar shum qe te bej shum probleme te mos mesoja por pa sukses nuk munda ta kthej vitin perseri kur filloi shkolla fillore nuk doja te shkoja ne as nje shkoll por familja me detyroi dhe keshtu shkolla e mesme nuk munda ta harroj as aty mesuesen qdo dit enderroj gjera me te nuk mund ta heq nga mendja edhe pse mu afrohen shume vajza por vetem i injoroj qte beje nuk e di Si ta harroj apo ti them asaj se deri me tani nuk i kam than asgje 🙏🙏 jam shum i merzitur nuk dii qte bej ndonje keshille nga ju .
😘FLM

Një koment për “ju kam shkruar nuk ma keni kthyer”

  1. Përshëndetje dhe faleminderit që kontaktove me ne! Duket se je në një situatë disa – vjeçare që
    të mundon. Do të të sugjeroja të reflektoje se çfarë ndjen për mësuesen? Si kanë filluar këto ndjenja? Pra, çfarë është ajo që të tërheq tek ajo? Ndonjëherë pamundësia për të qenë me një person mund të rrisë ndjenjat e pëlqimit për atë, mund të jetë kjo arsyeja që të shtyn më shumë të mbash ndjenjat për të? Është interesant dhe deri diku i kuptueshëm fakti që nuk dëshiron të dalësh ose të shoqërohesh me vajza të tjera dhe preferon të qendrosh në një gjendje e cila gjithsesi, është imagjinare dhe mbetet vetëm dëshirë. Do të të sugjeroja të reflektosh pak më shumë për këtë.
    Gjithsesi, vendimin për t’ia shprehur apo jo ndjenjat mësueses mbetet i joti.
    Shpresoj të të kem ndihmuar,
    Veronika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: