Stresi

Stresi

Pershendetje jam nje 21 vjeqare para nje muaji e gjysem pata abort spontan ne javen e katert te shtatezanise.
Normale ishte e veshtire mirepo e kalova isha mire,tani kur fillova te kem prap mardhenie te pambrojtura tere kohes me rri ne mendje se çfare do ndodh sado qe mundohem mos ta mendoj prap ndodh,nuk po mundem as te fle sapo fillon te me ze gjumi trembem ne gjume sikur me ndalet fryma,gjate dites jam keq e gjitha kjo me shkakton dhembje koke dhe perzierje ne lukth.
Po mundohem te mos mendoj rreth shtatezanise por nuk po ia dal dot sikur me bllokohet truri,me ndalet fryma kam frike nga e gjitha kjo ju lutem me ndihmoni.

Një koment për “Stresi”

  1. admin thotë:

    Pershendetje Ela dhe faliminderit qe na ke shkruar.
    Si duket paske kaluar nje periudhe te veshtire kohen e fundit. Ne letren tende nuk e ke cekur nese shtatzania ka qene e deshiruar apo jo.
    Ne cdo rast, frika qe je duke perjetuar per nje shtatzani tjeter eshte me se normale. Ne kete moment ajo qe eshte shume rendesi eshte qe te perkujdesesh per veten. Thua se je duke perjetuar shume stres dhe ankth, e si duket burimi i keti stresi eshte fakti qe vazhdon te keshe mardhenie seksuale te pambrojtura.
    Si hap te pare do te keshillonim qe te beshe nje kontrolle tek gjineklogu dhe te keshillohesh per masa mbrojtese ndaj shtatzanise dhe kjo do te te ndihmoj te qetesohesh, se paku sa i perket rrezikut te nje shtatzanie tjeter.
    Nese ke nevoje te flasesh me ndonje psikolog, te ftojme te percjellesh oraret e chat-it, ku ne forme anonime mund te keshillohesh per gjithe ankthin dhe stresin qe je duke kaluar.
    Jemi ketu per ty.
    Na shkrauj prap per cdo gje qe mund te keshe nevoje.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: