Kam disa kohë që nuk ndihem mirë.

Kam disa kohë që nuk ndihem mirë.

Kam disa kohë që nuk ndihem mirë. Nuk po më ecën asgjë. As puna as shoqëria as lidhjet asgjë. As nga shëndeti nuk kam qenë mirë as nga ana monetare as nga familja asgjë

2 komente për “Kam disa kohë që nuk ndihem mirë.”

  1. ano thotë:

    zemer , jeta ka sfidat e veta dhe nuk eshte shkruar qe cdo her te jemi te lumtur,por krahas ketyre veshtiresive qe ke besom se nje dit do te vije drita harmonia per ty , vetem te ngelet te durosh dhe ti kutesh zotit per ato dit te mira te puth

  2. Lediona Braho thotë:

    Pershendetje i dashur,

    Faleminderit qe na ke shkruajtur per te kerkuar ndihme. Ne momente te caktuara te jetes, çdonjeri prej nesh mund te mos ndihet mire. Kur nuk ndihemi mire, duket sikur asgje nuk ecen mbare, pikerisht siç ke shkruajtur edhe ti.

    Duke lexuar shqetesimet e tua, me vjen natyrshem te te pyes: Prej sa kohesh nuk ndihesh mire? A ka ndodhur diçka para se te fillonin shqetesimet? Si ka qene jeta jote perpara se te fillonin shqetesimet? Dhe a ke bere diçka per ta permiresuar gjendjen tende?

    Besoj keto pyetje mund te na ndihmojne per ta kuptuar disi me mire situaten, por nderkohe le te shohim se bashku se si mund ta kuptojme situaten dhe se çfare mund te bejme.

    Zakonisht, shqetesimet fillojne kur ndodh diçka e pazakonte/ negative ne jete, e cila sjell ndryshime. Ndaj e shoh te arsyeshme te te ftoj qe ta shohesh kete periudhe te jetes te tende per te kuptuar se çfare po te thote, çfare kuptimi ka dhe si mund te kapercehet. Pse kane nisur keto shqetesime dhe çfare jane perpjekur te te thone? Çfare nevojash ke, te cilat jane te paplotesuara, qe qendrojne ne baze te shqetesimeve?

    Me tej, te ftoj te listosh disa njerez dhe disa gjera qe mendon se do te te ndihmonin per t’u perballur me
    gjendjen tende. Te kush mund te mbeshtetesh? Çfarr mund te besh vete ti per te ndryshuar disa gjera ne jeten tende?

    Do ishte shume ndihmuese nese do e shihje kete merzi qe te ka kapluar si nje mundesi per te bere nje ndryshim ne jeten tende. Po ashtu, meqe thua qe as shendeti nuk po ecen mire, te sugjeroj te besh nje vizite mjekesore.

    Sidoqofte, nese ndjen se ke nevoje per nje psikolog, une do jem ketu dhe ne pritje te letres tende.

    Perzemersisht,
    Lediona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: