ndihem keq

ndihem keq

Pershendetje.Para 2 vitesh e gjysme mjeket me kan thene qe kam ngarkese ne baze nervore .Kriza te vetedijes.Kam 2 vite e gjysme qe perdori terapi .Por nuk po me ndihmojne tabletat .Ka kaluar shume kohe dhe nuk po di qfare te bej.Jam vizituar ne shume mjek …
Deshta tju bej nje pyetje se çfare mund te bej ne ato momente kur kam kriza te vetedijes?
Kam pire uje ne ato momente kam lare syt kam dalur jasht te marr ajer te paster por asgje sme ka ndihmuar .
Nese keni ndonje pergjigje kisha qene e lumtur nese ishi pergjigju

Një koment për “ndihem keq”

  1. Përshëndetje
    Ju keni përshkruar gjendjen tuaj dhe keni thënë se jeni në trajtim me medikamente, mirëpo e keni ndjenjën se nuk po ju ndihmojnë.
    Gjithashtu keni kërkuar të dini çfarë mund të bëni kur ju paraqitet “kriza”

    Duke shpresuar se do të ju ndihmojmë më poshtë janë disa këshilla konform gjendjës tuaj:
    -Mos i ndërroni vazhdimisht mjekë sepse gjithmonë kaloni në fillim të trajtimit.
    – Provoni të bisedoni me Mjekun tuaj (atë që ju përshtatet) edhe për metoda tjera të trajtimit që quhen psikoterapeutike, realizohen përmes fjalëve dhe janë shumē ndihmuese nē situatën tuaj. Në këto seanca psikoterapeutike do të mund të mësonit teknika relaksuese që do të mund të i shfytëzosh edhe për menagjim të krizave.
    -Provoni të bisedoni me shoqe apo familjar, gjegjësisht me njerëz që ju besoni dhe ndiheni rehat të flisni për gjërat që ju mundojnë.
    – Provoni të merreni me ushtrime fizike, ecja në natyrë gjithashtu do të ishte shumë ndihmuese. Ushqehuni me rregull dhe bëni gjumë të mirë. Nëse konsumoni cigare, kafe, alkool apo substanca tjera shmangini ato.

    Vazhdoni edhe më tutje të komunikoni me ne, na tregoni se si po rrjedhin gjërat dhe ne do të mundohemi të ju ndihmojmē në vazhdimësi.

    Gjitha te mirat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: