Vetvrasje per shkakton te divorce ndarjes

Vetvrasje per shkakton te divorce ndarjes

Une dua tboj vetvrasje sepse sdua tvdes cdo dit por njeher e Mir,kam qen e martaume 3 vite dhe 10 vite bashk CE 3-4 muj tjetojm bashk jemi nda shkaku familja e tij ndersa ai nuk me mbrojti para familjes une kerkova zgjidhje tproblemit ndersa sta kt e pan si zgjidhje tash kan apliku per divorce deri tani e kisha shpresen e fundit qe jetoj tash skam shpres nuk dua ti nenshkruaj ato dreq dokumente dua ta mbroje jeten derisa jam men kuroren e tij

Një koment për “Vetvrasje per shkakton te divorce ndarjes”

  1. Sevli Izeti thotë:

    Përshëndetje,

    Të faleminderit shumë që ke ndarë dhimbjen tënde me ne. Është e vështirë të mos e ndjesh dhembjen tënde në çdo rresht të shkruar.

    E kuptoj shumë mirë që përfundimi i marrëdhënieve domethënëse është i vështirë. Në këto situata shumë emocione vijnë përnjëher, dashuri, dhimbje, zemërim, frikë, pasiguri, sidomos kur vendimi për përfundimin e marrëdhënies merret nga njëri prej partnerëve pavarësisht ndjenjave dhe angazhimit të tjetrit.

    Në këto situata, është më shpesh personi që ndjehet i mërzitur ose i braktisur ai që mund të ndjehet vetëvrasës sesa personi që ka zgjedhur të përfundojë marrëdhënien, prandaj e kuptoj gjendjen në të cilën gjendesh.

    Ti thua se dua të bëj vetvrasje sepse nuk dua të vdes çdo ditë nga pak.
    Vetëvrasja quhet një “zgjidhje” e përhershme për një problem të përkohshëm, por për shumë njerëz kur ballfaqohen me mendime vetvrasëse, ata thjesht nuk mund të shohin një rrugëdalje. Ti sot mund të besosh se dhimbja jote nuk do të marrë fund, por në fakt asgjë nuk është e përhershme, as ndjenjat dhe as dhimbja, dhe gjithmone ka një rugëdalje. Në rastin tënd, të kesh një partner që nuk të mbrojti kur ti kishe nevoje, që pavarësisht angazhimit tënd kërkon ndarjen, divorci me të mund te jetë sikur të fillosh të jetosh çdo ditë, dhe ti japësh fund problemeve të përditshme.

    Pavarësisht se sa e rëndë është ndjenja, mendoj që ende ka një pjesë nga ju që dëshiron të shërohet nga këto ndjenja dhe të fillojë të ndjehet më mirë, të kap një shpresë të re, të filloj një jetë të re.

    Ne jemi ketu për të të mbështëtur, dhe nuk duam të heqim dorë nga ti.

    Te lutem kujdesu për veten!!
    Selvi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Na përcjellni edhe në: