Ndjehem e zene ne kurthe, nuk di si te veproj.
Pershendetje!
Ndjehem e zene ne kurthe, nuk di si te veproj. Ne shume momente behem te vras veten. Dua te martohem me nje djale te cilin e dua dhe me do. Familja ime nuk e pranon ne asnje menyre kete dhe nuk me japin leje. Jam ne nje gjendje shume te rendar psikologjike. Ju lutem me jepni nje zgjidhje si te veproj.
Faleminderit shume!
Përshëndetje!
Ashtu siç e keni zgjedhur faqen tonë për të ndarë shqetësimin tënd, duhet ta kuptosh që ka zgjidhje për çfarëdo situate, dhe nuk je vetëm, aq më tepër që edhe djali të cilin e don të don.
Ndërhyrjet e familjes në lidhjet e fëmijëve janë të shumta në kulturën tonë, poashtu as e vetmja që nuk ka zgjidhje. Në shumicen e rasteve familja pas disa tentimeve hek dorë dhe pranon lidhjen duke e lejuar që martesa të ndodh, madje madje raportet bëhen shumë të forta. Në këtë situatë të tensionuar, duhet të reagohet me qetësi, duke u munduar me komuniku me familjen në cdo situatë sepse kjo të ndihmon dhe familja e kupton më mirë se si ndjehesh ti, ndjenjat që ke për djalin dhe dëshirën që familja të pranon.
Situata në të cilën ndodhesh nuk është e lehtë por mund të menaxhohet shumë mirë nëse na përqëndrohemi për të ndryshuar, janë mendimet ato që kanë shkaktuar këtë gjendje dhe jo dashuria e prindërve ndaj teje, andaj kërko që të komunikosh në mënyrë që këtë mendime ti ndryshojnë dhe të pranojnë zgjedhjen tëndë. Tregoju prindërve sa shumë i don dhe nuk ke dëshirë që ti humbësh, njëjtë sikurse djalin që don.
Në ndërkohë, na shkruaj prapë për të na treguar nëse ka ndonjë ndryshim të situatës në familje dhe nëse ke nevoje të ndash me neve përjetimet tua.
Uroj që kjo gjendje të ndryshojë sa më shpejtë për ty!
Gjithë të mirat,
Saranda