Tung Nitta, Dështimi në një lidhje, nuk nënkupton se të gjitha lidhjet e juaja do të dështojnë, mirëpo nënkupton se dy persona nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe vullnetin për të vazhduar tutje këtë lidhje. Ndoshta, përvoja në këtë lidhje do të ju ndihmon për të kuptuar më shume aspektet të rëndësishme të vetes tuaj, coftë në nivelin personal por edhe në atë të krijimit të lidhjeve të reja.
Të jesh 15 vjeç dhe të dështosh në një lidhje emocionale intime nuk do të thotë, që fati të ka kthyer shpinën. Madje edhe nëse dështohet në disa lidhje të tilla, përsëri nuk do të thotë, që fati nuk të buzëqesh dhe nuk do të të buzëqeshë më. Sepse, me gjasë, në moshën 15 vjeçare adoleshentjai e ka të vështirë të ndërtojë marrëdhënie afatgjata, të sigurta dhe plotësisht funksionale qoftë për shkak se ende nuk ka përfunduar detyra të rëndësishme jetësore si formimi i plotë i identitetit (në të gjithë dimensionet e tij), qoftë për shkak të përvojës së pakët në marrëdhënie njerëzore, që kërkojnë një maturim emocional dhe kognitiv të caktuar, por edhe përvojë të rëndësishme. Prandaj, pavarësisht ndjenjave negative, që do ti shkaktonte secilit një ndarje e caktuar, jeni në moshën e duhur për të eksploruar mundësitë tuaja në këtë fushë në kuptimin, që të nxirrni mësimet e duhura, duke kuptuar më mirë vetveten në radhë të parë, anët tuaja të forta dhe ato më pak të forta, çfarë vlerësoni dhe çfarë jo, çfarë doni dhe çfarë jo, cilat strategji shfrytëzoni për të plotësuar nevojat tuaja në marrëdhëniet intime, etj.

jam albunita kam deshira se kush o fati ime ne jeta time