Zemerimi

Zemerimi

Pershendetje psikolog un jam elio dhe kam problem sepse shpesh merzitem dhe zemerohem me t dashuren e arrijm deri ne rrahje sepse mua me vijn mendime ne kok sikur me tradhton e jam shum xheloz, shum her me vijn mendime te keqija dhe shum her nervozitem shpejt dhe jam shum xheloz,
Un dua ta rregulloj kte pjesen e xhelozis por nk mundem

         

Një koment për “Zemerimi”

  1. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Faleminderit që keni nda shqetësimin me ne.
    Në një mardhënjë kur xhelozia është e theskuar, ndodhë për arsyesa se nuk ndjeheni të sigurt në atë marrëdhënie. Nëse mungon diçka – komunikimi, intimiteti, besimi, interesat e përbashkëta – mund të ju bëjë të supozoni se partneri do të përpiqet t’i gjejë këto gjëra diku tjetër. Biseda e hapur dhe e sinqert me të dashurën ndikon në forcimin e besimit dhe mund të ndihmojnë me ato ndjenja të pasigurisë. Ndonjëherë, megjithatë, ju mund të mendoni se e dashura mund të ju tradhëtoj sepse ndodhë që ndoshta vet ti mund ta mendosh ndonjëhërë tradhëtinë?Eshtë e rëndësishme të jemi të sinqertë me veten tonë dhe partnerin, te filloni të ndërtoni besim, sepse ështe celsi që mardhënja të funkisonoj.Eshtë shqëtësuese ajo që thuani se arrijmë deri në rrahje. Dhuna veq se dashuri nuk është.Nëse për një periudhë
    të gjatë jeni duke kaluar në këtë gjendje do ju rekomandoja të këshilloheshit bashkë me të dashuren me psikoterapist qe punon në cift,kjo do të ishte shume ndihmuese per ju!
    Suksese,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: