Xhelozia e tepert

Xhelozia e tepert

Pershendetje jam nje vajze 22 vjeqare ne lidhje qe 8 muaj me nje djal 32 vjeq, ne filim kemi kaluar mire si qdo lidhje kemi pasur pengesa idhnime xhelozi.
Kohe me pare para se ta njoftoja kete isha tek nje rukegjike dhe ajo ma ka japur nje hajmali ta mbaj, une e mbaj zakonisht ne kulete, tash nje dite e kishte hapur ky kuleten time dhe e ka pare, u qmend nga xhelozia sado qe perpiqesha ti tregoja qe nuk i kam ber asgje ishte e kote, nejse kaloi edhe kjo u bind mirepo kishte dyshime, tjetrk rast ishte se un para se ta njoftoja kete e kisha nje numer te punes dmth e kishim gjith kolektivi i spitalit , me kalimin e kontrates nuk e kam perdorur ate numer mirepo e kam harruar ne kulete prap… perseri shume veshtiresi mirepo prap u bind..tjetri ishte snapchat te cilin e kisha para se te njoftoja dhe me pat than me mbyll un nuk kam ditur me deaktivizu mirepo vetem kam larguar ikonen, ka hyre dhe e ka pare qe ende eshte aktiv edhe pse une nuk e kam perdoru, te gjitha keto sene mi ka fal e i ka harru mirepo nuk e di eshte teper xheloz, ndoshta kan ndiku edhe keto sene, mirepo ne telefon sa here shkoj ne prishtine menyra e te folurit te tij me pengon shume ku je me kon je tregoma llogon e vendit qe gjindesh sot mi tha keto fjal, gjithmon dyshus gjithmon nuk ka besim nuk e di qfar po ndodh…
me ndihmonii me disa keshilla ju lutem?.

         

Një koment për “Xhelozia e tepert”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Gona,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe na ke shkruar. E lexova me shume vemendje letren tende dhe e kuptoj shqetesimin tend. Ne menyre qe nje lidhje te funksionoje sic duhet dhe nje mardhenie te rritet patjeter qe duhet te ekzistoje besimi. Nuk do te thote qe besimi eshte prezent gjithmone, por per nje cift ai krijohet me kalimin e kohes . Ne qofte se i dashuri te kontrollon gjate tere kohes, e kontrollon tel. tend, deshiron te ja deshmosh lokacionet se ku gjindesh etj. atehere do te thote qe besimi i dyanshem nuk eshte krijuar ende ne lidhjen tuaj.
    Ne menyre qe ky besim te krijohet ju duhet te i krijoni kushtet. Nje nder sugjerimet te cilat jepen ne menyre qe te ndertohet besimi ne lidhje eshte vendosja e kufijve, si ne aspektin emocional ashtu edhe at fizik. Shembuj i kufijve mund te jete sa kohe ju nevojitet te keni secili per vete, aktivitetet te cilat keni nevoje ti beni si individ, hapsira per shoqeri, pune etj. Eshte shume e rendesishme qe pervec vendosjes se ketyre kufijve, edhe kuptimi dhe respektimi i tyre. Nuk duhet te harrosh qe para se jeni cift, ju jeni secili individ ne vete.
    Pervec kesaj te komunikuar e hapur ndikon ne krijimin e besimit. Eshte shume e rendesishme te ndjeheni te lire te diskutoni hapur per ceshtjet nga me te ndryshmet, pa patur rezerva dhe frike nga perceptimi i informates nga pala tjeter. Duke komunikuar hapur ju i krijoni hapsire njeri tjerit per rritur nivelin e kuptueshmerise ne lidhjen tuaj dhe per te ecur perpara sebashku.
    Reflekto rreth asaj se cfare pre dhe cfare kerkon te marresh nga nje lidhje. A i permbush lidhja juaj pritshmerite tua? Nese jo, cfare do te kishe ndryshuar? Pastaj nga ky reflektim bisedo e te dashurin tend dhe tregoj se si po ndjehesh dhe cfare mendon qe duhet permirsuar ne lidhjen tuaj. Pasi qe ende jeni ne fillim te lidhjes tuaj jeni ne kohen e duhur per ti sqaruar disa gjera ne kohe. Shpresoj qe edhe i dashuri yt eshte po aq i gatshem te ndikoje qe lidhja juaj te shkoje mire, ashtu sic je ti.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Mos hezito te na shkruash sa here qe e ndjen te nevojshme. Cdo te mire per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: