Xhelozia

Xhelozia

Prsh , jam nje vajze 22 vjecare , jam e fejuar dhe i fejuari eshte teper xheloz .
Ne fillim nuk e shfaqi xhelozine por pasi shkoi jasht shtetit ai me ndalonte per cdo gje , me kerkonte llogari per cdo gje , ku je , ca ben , dhe kur isha ne shkolle me thonte pse e mbarove ne kte ore pse kshu pse ashtu dhe shpesh her kemi pasur shum debate.
Ne duhemi shum , e di qe me don shum dhe e dua shum por kjo xhelozi sme le te qete , sepse asnjeher si kam len shkak per tqen xheloz dhe ndihem shum keq sepse them qe xhelozia e tij sdo hiqet kurre !
Une e dua dhe nuk dua te ndahem me te por sdi si tja heq xhelozine
Se di ,, sbesoj qe e heq xhelozine , mbase e ka nga largesia ose nga mungesa besimit por un si kam dhen shkak as dhe nje her te vetme !
Ju lutem me jepni nje keshille sepse kur ai me shfaq xhelozine un ndihem shum keq saqe nga nervat sdi ca bej me !

         

3 komente për “Xhelozia”

  1. PSICOLOGA ITALIANA says:

    PERSHENDETJE!! Xhelozia nuk eshte mungesa e besimit ndermjet partnereve eshte frika e humbjes .Dhe un mendoj qe i fejuari jot nuk eshte se nuk ka besim tek ty ka vetem friken se mos te humbas sic e ke thene vet se ai te don shume prandaj behet xheloz se nuk don qe te te humbas .. Por ti mundohu kur ai behet xhelo ta qetsosh duke i thene fjale me te bukura… Asnjeher mos iu kurderpergjigj keq kur ai behet xheloz .E ka edhe nga largesia ngaqe eshte larg mendon gjera te keqija mbase ti nuk ke per ti bere kurr ato gjera sepse don vetem ate … Cdo gjr ndodh me mirkuptim mundohu ti flasesh sa me qet dhe me bukur qe ai te jet i sigurt atje ku eshte ..FALIMINDERIT!!!

  2. Anonymous says:

    Shum faleminderit per keshillen !

  3. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me neve.
    Ke thene qe xhelozia ka filluar prej qe jeni ne distance dhe qe deri atehere nuk keni pasur debate rreth kesaj. Pkerisht ashtu sic e ke thene , duket qe distance mund te ndikoje ne mbjelljen e nje ndjenje te pasigurise dhe pe pasoje edhe nevojen per kontroll megjithese ti nuk sheh ti keshe dhene shkas per kete.
    E rendesishme per ta kuptuar kete eshte te ndalemi te situata emocionale ne te cilen gjendet i dashuri yt tani, a eshte duke vajtur gjithcka sipas planeve dhe nese ai ndihet i sigurt ne vete?
    Ke menduar nese ai ka nevoje me shume per vemendje dhe per tu ndjere i deshirueshem nga ti?
    Ndoshta ka nevoje te ndi konfirmim te ndjenjave tua karshi tij dhe mund te jete kjo menyra e tij e vetme per ta treguar.
    E rendesishme ne kete rast si dhe ne cdo rast tjeter eshte nje komunikim i mirefillte dhe pa fajesime, per te reflektuar mbi menyren qe secili prej jush ndihet dhe per te pare mundesite per ta tejkaluar kete gje.
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, te pershendes dhe kerkoj ndjese per vonesen ne pergjigje.

    Sinqerisht,

    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: