Xhelozia

Xhelozia

Pershendetje stafi me i mrekullueshem ne bote!
Kam nevoje qe ta ndaj problemin tim me ju dhe te keshillohem nga ju. Problemi im eshte qe jam shume xheloze, jam me nje djale qe nje vit dhe e dua shume, por teper jam xheloze dhe une xhelozoj kot, skam arsye te xhelozoj se ai me don shume. Une i xhelozoj te gjithe njerezit qe rrijne me te, psh shoket e tij, vetem familjen e tij nuk e xhelozoj. Njehere i pata thene shokeve te tij “ju po ma merrni”, ka qene teper gjest i ulet nga ana ime. Ju lutem shume te me ndihmoni si ta largoj xhelozine se keshtu do te shkaterroj gjithcka, sa e sa here krijoj zenka te ndryshme vetem qe xhelozoj per gjera te vogla, teper po frikesohem qe po prishet lidhja ime. Une e dua shume. Kam provu te e largoj xhelozine, por kot, kur tme kape sun e kontrolloj veten dhe flas pa lidhje. Ju lutem me ndihmoni. Faleminderit paraprakisht, gjithe te mirat!

         

Një koment për “Xhelozia”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje Trina,
    Te falemidnerit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne, gjithshtu dhe per vleresimin. E rendesishme eshte qe ti ke arritur te refletkosh mbi sjllejt tua dhe je e vetedijshme qe xhelozia jote nuk ka nje baze te qendrueshmem, ke refletkuar mbi pasojat qe mund te ju sjelle dhe je e gatshme ta ndryshosh kete gje. Prandaj, gjysma e ndyshimit vec eshte aty. Tani te ka mbetur te perpiqesh ta veshe ne zbatim menyren e re te te menduarit rreth kesaj, mund te te duket pak e veshtire, mirepo jepi kohe vetes aq sa te nevojitet per tu pershtatur mjaftueshem. Ke thene qe jeni qe nje vit bashke, duket qe duheni dhe nuk ke ndonje dyshim ne raport me te, por prap ke pasiguri dhe e shfaq perms te qenurit xheloze. E rendesihme per te dy partneret ne nje lidhje eshte ta kene edhe kohen per tu marre me veten, me hobet e tyre, shoqerine, te kene kohe jashta lidhjes, sepse mbi te gjitha ju jeni dy individe te ndryshem por qe jeni bashke ne nje lidhje romantike. Ne raport me kete, eshte shume positive qe te gjejme mirekuptimin dhe ta perkrahim partnerin ne kete aspect, dhe gjithsesi te tentojme edhe ne ta bejme te njeten, duke investuar kohe dhe energji ne vete dhe me rrethin tone, jashta lidhjes.
    Prandaj, perpiqu te mendosh me shume rreth kesaj dhe individualitetit tuaj, dhe ne momentet kur je ndjere xheloze dhe e paisgurt kur ai nuk eshte prane, perpiqu ta mbushesh ate kohe me aktivitete tua, hobet tua, fillo ndonje aktvitet te ri, kalo kohe me shoqerine tende ose me njerezit tut e afert, beje dicka qe te permbush ty dhe te bene te angazhuar.
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, te pershendes dhe te ftoj qe te me shkruash prap nese ke nevoje te bisedojme.

    Me te mira,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: