Xhelozi

Xhelozi

Pershendetje. Kom nje problem qe dua te ndaj me ju. Jom ne lidhje me nje djal qe eshte shume xheloz. Gjdo grindje jon ka arsyje xhelozija tij. Tash me pi bojm 1 vit ne lidhje dhe akoma sme beson. Nuk i kam dhen asnje arsyje per te mos besuar. Kam qen e sinqerte gjithmon por prap seshte boll. Nuk di qfar te bej, me dhem te heqi dor aq leht. Por anen tjeter spo mundem me… Kam duru fjal te kqija kam duru gjithqka vetem per te qene mir prap. Qfar mund te bej? Ju lutem me ndimohni.

3 komente për “Xhelozi”

  1. Nina says:

    Pershendetje!

    Motra ime ka 3 vite ne lidhje xhelozie, dhe me shume vuan se sa gezohet ne kete lidhje. Po te jap keshillen qe ja jap asaj qdo here qe flasim, se pari ke parasysh veten. Thjesht mendo qe ai nuk do ndryshoje edhe a mendo a ja vlen te jetosh nje jete me te. Ti tani e ke shembullin se si jeta jote do jete me te.

    Jeta eshte shume e gjate dhe beso me dhembe shume per femrat qe luftojne aq shume per djem qe nuk ja vlejne.
    Thjesht ti vere veten tende perpara dhe bej ate qe ty te ben te lumtur. Vlerso vlerat e tuja dhe mos bjere pre e askujt.

    Shpresoi qe te kesh fat te mbare dhe shume dashuri ne jete.

    Nina

  2. Anonymous says:

    Pershendetje Nina

    Te falenderoj Shum per pergjigje. Jam ndar prej te dashurit dhe po te them se kurr zgjidhje me te mir skam bere. Normalisht me dhemb qe kam humbur Person qe kam dashur dhe dua, por aq Shum me kishte ftohur prej lidhjes ton sa qe kjo ishte vendimi me i mir.

  3. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te falemidnerit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.

    Kur flasim per xhelozine dhe te mos e kuptuarit e presences se saj, shpeshhere ndodh qe te kemi interpretim subjektiv te situates dhe te shkakut se pse personi tjeter po ndihet xheloz.
    Ti thua qe nuk i ke dhene arsye per nje gje te tille dhe qe je e sinqerte dhe e hapur me te, por prap ai manifeston xhelozi, a ke arritur ndonjehere ta analizosh nga pikeveshtrimi i tij sjellejne tende ne raport me te, dhe ta krahasosh kete me burimin e ndjenjes se tij? Dhe pikerisht a ke arritur ta kuptosh se ne cfare eshte xheloz ai, ne cfare situatash, ne cfare momentesh?

    E paske menduar si zgjidhje t’i japesh fund lidhjes suaj, kjo si rezultat i xhelozise. Dhe desha te te pyes nese ke arritur te mendosh nese xhelozia eshte ne te vertete kaq e fuqishme sa te te shtyn drejt nje vendimi te tille? Apo kjo eshte vazhde e gjerave qe nuk hecin si duhet mes jush?

    Meqense ke dilema rreth te ardhmes se perbashket, te rekomandoj ti japesh vetes kohen e duhur per ta sqaruar ndjenjat dhe interesimin tuaj ne kete marredhenie. Besoj do te ndihmonte te flisnit hapur rreth situates se krijuar mes jush dhe seriozitetit te gjendjes, si dhe mundesive per te permiresuar.
    Kur ti keshe te gjitha opsionet e njohura, do ta keshe mendjen me te qarte dhe besoj do ta keshe sado kudo me te lehte per ta marre nje vendim.

    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap nese deshiron te bisedojme.

    Siqnerisht,

    Vahidja

Leave a Reply to Vahide Morina - Psikologe Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: