vuajtje

vuajtje

Si jeni ajeni mir un jam 1 djal e kum ba 1 femer edhe tash me kalimin e kohes u sillsha keq me to e lasha sene rene edhe tash ajo mue me la edhe un nuk di qfar te bej porpos te mbys vetes skam zgjidhje tjeter gjdo dit qaj gjdo dit mendpj per te kejt shoqnia spom do kerkush ju lutem qe di naj kush mem ndimu se u qmena fare edhe do dit edhe myti vetin :S:S shum jom keq flm per mirkuptim Lindi

         

2 komente për “vuajtje”

  1. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Pershendetje HerolindJu tregoni per ngjarjet qe ju kan ndodhur koheve të fundit, dhe gjatë kësaj kohe ju keni pervojen e krijimit të një lidhje dhe përfundimit të saj për arsyet që ju keni cek, mirpo kjo nuk duhet ju të ju bëjë që të largoheni dhe të shmangeni nga jeta dhe kënaqësitë që sjell jeta e përditshme, kjo kohë ka sjell një ndryshim që për ju nuk ka qenë ndosht më I duhuri, por koha prap sjellë ndryshime me angazhimin tuaj dhe ndryshime që ju do ju bëjnë të ndiheni mirë. Kjo lidhje le të shërbejë si një përgatitje për jetën në vazhdim, ju mundë të tejkaloni ju duhet të tejkaloni ngase jeta në vazhdim është motiv I fortë për të përjetuar kënaqësit që sjell. Nëse ju nevojiteni për kontaktë direct mundë të lajmroheni në qendrën më të afërt ku mundë të takoheni me një psikolog ose psikiatër, por do të presim të na shkruash prapë për qdo nevoj tuajen. Jeta vlenë më tepër se qdo shkak që mundë të na bëjë të mos ndihemi mirë.

  2. Lexues rasti says:

    Herolind,Nga mosha pra 17 vjec po nenkuptohet qe tanime ti ke hyre ne moshen e adoleshences apo si njihet ndryshe ne popull – puberteti. Kjo eshte nje faze normale e zhvillimit te gjithsecilit individ, si femer ashtu edhe mashkull, dhe me gjithe karakteristikat e pergjithshme, secili individ e kalon kete faze ndryshe nga tjetri. Ajo cfare e karakterizon kete faze te rritjes se njeriut eshte jostabiliteti emocional, shtimi i interesimit per te panjohuren, shtimi i interesimit ndaj nje personi te dashur, me fjale te tjera, terheqja emocionale dhe ajo intime, nganjehere edhe prishje marredheniesh me te rriturit, zakonisht me prinderit, ngaqe tinejxheret mendojne se askush nuk po i kupton dhe te gjitha keto jane stade normale te zhvillimit te cilat ne nje rreth te shendoshe familjar e edhe me gjere tejkalohen pa ndonje pasoje. Komunikimi eshte esencial apo thelbesor ne cfardo lloj marredheniesh si familjare ashtu edhe me miq dhe gjetiu. E njejta vlen edhe ne marredhenien intime apo me personin e dashur. Ne baze te pershkrimit te shkurter qe keni bere, ju ne fakt konsideroni se keni probleme ne lidhjen tuaj intime. Do te thote keni qene ne nje lidhje me nje femer dhe me kohe keni filluar te silleni keq me te dhe ajo eshte larguar. Sic e keni titulluar edhe shkrimin ”vuajtje” ju tanime thoni se po vuani pse ajo eshte larguar. Prap po e them qe komunikimi eshte kryesor dhe celes. Ne vend se te largoheni nga njeri tjetri a keni provuar te uleni dhe te bisedoni si dy miq, si dy persona qe keni pasur dicka me madhore ndermjet jus – nje lidhje emocionale? Eshte nje thenie: Te gabosh eshte njerezore, e te falesh eshte hyjnore, por me kusht qe njeriu te jete vetedijesuar per gabimin dhe te kete kerkuar falje. Nga pershkrimi juaj une kuptoj qe ju tanime e keni kuptuar qe jeni sjelle keq me te, madje thoni se edhe shoqeria nuk ju do me dhe se non-stop mendoni per ate vajze. Cdo gje ka zgjidhje edhe atehere kur ne me te vertete mendojme se te gjitha dyert na jane mbyllur. Mjafton te fillojme te mendojme ndryshe, te kemi nje qasje tjeter dhe te cmojme jeten per ate cfare na ofron. Eshte lehte te hiqet dore, mirepo njerezit e pjekur i kuptojne gabimet, kerkojne falje, i permiresojne ato dhe vazhdojne ta ndertojne vetveten e tyre gjithsecilen dite. Mos harro Herolind, kerkimfalja dhe modifikimi i sjelljeve te keqija mund t’ju habis per te mire. Njerezit dijne te falin sidomos kur e kuptojne se ju e keni kuptuar qe jeni sjelle keq dhe qe jeni penduar. Tashti nuk ke dhene me shume te dhena se perse je sjelle keq, por ka rrethana te ndryshme jetesore kur njeriu pa deshiren e tij i lendon edhe personat me te dashur, por kjo duhet te jete shume e rralle dhe nuk duhet te kaloje ne forme te rregullt sjelljeje. Eshte me mire kur ke ndonje problem ta diskutosh sesa ta mbash ne vete dhe te sillesh keq me ata qe ne fakt ta duan te miren. Ti je nje djale i ri dhe keto batica e zbatica emocionesh jane normale per zhvillimin e nje te riu nje tinejxheri. Eshte koha kur ju ndjeheni te hutuar dhe beni edhe gjera qe nuk ju duartrokiten nga te tjeret, por me nje komunikim me te mire me te gjithe perrreth teje dhe me keshillim nga njerezit e afert, prinderit, cdo gje do te tejkalohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: