vuaj nga vetbesimi i ulet

vuaj nga vetbesimi i ulet

Pershendetje stafi,psikolog,administrator te ketij forumi me vjen mire qe ky forum egziston per te mare keshilla te dobishme nga ana e juaj per popullaten shqiptare Por une deshta te parashtroj nje breng apo nje hall me shpresen se keshilla juaj dot me ben dobi mua.
Jam nje djalosh adoleshent 18 vjeqar dhe problemi qe po me shqetson eshte se vuaj nga vetbesimi i ulet qe kam ne veten time i cili eshte duke me shkaktuar shume deme ne veten time si individ per te aritur sukses ne qellimet e mia qe ja kam vendosur vetes.
Une si i ri kam disa qellime qe dua ti arij ne jeten time por nje nder to qe e kam vequar dhe i kam kushtuar rendesi me shume eshte qe te posedoj nje zanat te behem mjeshter i nje zanati si psh:Mjeshter i Pllakave qe esht zanat shum i mir ka perfitime te medha por problemi eshte se kur me heret nuk kam punuar asnje pune as nuk ja di rendin as nje punes per at mendova qe mbasi nuk kam punuar me pare ateher ta startoj karieren time duke hy ne ket zanat pasi esht me i mir per mua po nuk po kam vetbesim te mjaftueshem, po me duket vetja si i pa afte,deshtak po ashtu me duket sikur me flet nje ze nga mbrenda dhe me thote ti nuk ke aftesi,ti nuk ke potencial,ti nuk mund ta besh ket pune esht e rende per ty,nuk do korish sukses,sdo ja dalesh mbane etj. nga fjalet e pesimizit per at shkak dua disa keshilla nga ju qka te veproj se nuk po kam energji,vullnet,vetbesim te mjaftueshem per te ja fillu ketij zanati qfar hapash,porosi dhe udhezimesh duhet te ndermar ne ket rast si ta fitoj vetbesimin ne vete dhe te ja filloj sa me pare te jete e mundur ketij zanati me shpresen se ne te ardhmen do behem mjeshter i ketij zanati e dot kori sukses besoj isha i qart pres nje pergjigjje?

         

Një koment për “vuaj nga vetbesimi i ulet”

  1. Veronika Duci says:

    Përshëndetje, faleminderit që na shkruajte!

    Në gjendjen tënde po shoh dy gjëra të rëndësishme.

    Së pari, me jep ndjesinë se nuk ia pranon vetes “gabimet”. A nuk gabojnë të gjithë njerëzit? Të gabosh është njerëzore, askush nuk ka arritur që të ketë sukses pa kaluar nga disa dështime më përpara. Nëqoftëse dëshiron të fitosh shprehitë e zanatit që preferon, atëherë lejoja vetes që të mësosh avash avash dhe një nga një gjërat. Kam përshtypjen se ndoshta në jetën tënde je kritikuar shpesh deri tani, mbase kjo mund të jetë një arsye që tashmë je bërë ti kritiuesi më i madh i vetes.

    Çështja e dytë lidhet me zërat që dëgjon që të thonë se nuk mund të arrish sukses, se je i dështuar etj etj. Çfarë janë këto zëra? A janë zëra të njohura apo të panjohura për ty? Është zëri jot dmth apo i dikujt tjetër? Nëqoftëse do vazhdosh të dëgjosh zëra të tillë dhe ato bëhen më të shpeshta, do të të sugjeroja të bëje një vizitë tek psikiatri.

    Shpresoj të të kem ndihmuar,
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: