Vitamina D

Vitamina D

Pershendetje , desha te ndaj nje shqetsim me ju , kam marramendje sidomos kur eci shume ne mengjes tensionin gjithmon 110/85 e kom , ndihem i lodhur gjdo dite , i plogesht , kam bere analizat e gjakut , deri me te thellat / kam bere ultrazerin/kam bere EEG e kokes / kam bere CT e kokes / kam bere 3 her EKG te zemres, Kam inciziar me fell gjdo detal te zemres ,
te gjitha kan dal ne rregull ,
Vitaminen D e kam ber M ka dal e ulet (7)
Si dhe kalciumi i ulet(1.76) qe 4 muj jam duke marr injeksione dhe CalciD 800iu , dhe po dal ne rreze te diellit , tani e kam bere vitaminen D (20) ka arritur te ngritet , kurse kalciumi (1.96)
Desha te ndaj me ju ket shqetsim akoma me vazhdon lodhja dhe marramendja . Kam qen te neurologu /kardiologu/internist/ si dhe se fundi tek psikiatri se nuk mbet der pa trokit per shqetsimin tim , aj m ka qit elicea10mg ,por sjam tu i perdor sepse nuk jam i shqetsuar as nuk jam ne depresion , vetem dua te gjej lodhjen time dhe marramendjen
Kam 6 vite qe vuaj , dikur me ngerqe te duarve ajo m ka kalu me raste veq m paraqitet , sepse kam perdor magnesium ,kush do e ndaj ket shqetsim me mua do ja ndi per nder ju faleminderit.

         

2 komente për “Vitamina D”

  1. Dardan Kocinaj says:

    Pershendetje,
    Ju qenket vizituar te disa specialiste te cilet lidhen me ankesat e juaja. Per te menjanuar shkaktaret kardiak (te zemres) duhet kompletuar edhe EKG Holter monitorimin 24h ose 48h, TA Holter monitorimin 24h, dhe Ergometrine (EKG gjate sforcimit te dozuar); si dhe viziten te ORL specialisti i cili do te eliminoje problemet me veshin e brendshem. Ankesat e juaja mund te jene te lidhura edhe me qendrimin, profesionin dhe ndryshimet eventule ne shtyllen kurrizore. Lajmerohunini te Mjeku Familjar i cili pastaj do te ju udhezoj per te specialistet perkates.
    Gjithe te mirant.
    Dr.Dardani

    1. Vitaminad says:

      Ju Faleminderit i nderuar , a eshte e mundu qe akoma te vazhdoj lodhja per shkak vitamines D, sepse un zemren e kam incizuar m ka thon nuk ki as gja rreth saj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: