vetvrasja

vetvrasja

tung une jam geti deshta pys rreth ankthit apo depresionit qfar esht kjo gjendje keshtu nuk e di simptomat e ankthit i kam pasur prej gushtit marramendje te vjellura rrahje e shpejt e zemres rendim ne koke harres e tepert derisa kalova ne deralizm jeta mu duke si enderr edhe deralizimin e kalova disi edhe pse kom ngacmime si me par por ma mire jam nuk kam vullnet per pune hiq si te punoj diqka me mpihet kemba e djathte dhe um vjen ni lloj frike pa arsye frike e madhe veq sa nuk bertas niher mpihet pastaj me vjen frika ne ambiente te mbyllura kur ka njerz um rrok qajo frike e madhe ne shkoll ne klas me rrok ju lutna a kalon kjo gjendje keshtu ju lutna krejtve me ndihmoni dhe kam mendime vetvrase kam frike mos do ti bej dikujna keq babai me ka vdekur qe 1 vit mos e kam nga merzia sepse jam merzitur teper diqka jashtzakoniksht teper kjo gjendje ne te cilen jam esht 7 muaj e gjys nuk kam qen te psikiatri as te psikologu ju lutna edhe niher me ndihmoni mos te perfundoj ne vetvrasje sepse e shoh zgjidhje te duhur per te marr fund keto dhimbje shpirtore.dhe me esht shfaqur nje pik e zez vashdimisht e shoh at pik vetum naten jo dhe ndonjher her me duket sikur nje hie kur shikoj mire nuk ka sen nuk di qka kom kshtu o zot i madh nimom jara bi vetvrasjen pe shof zgjidhje te duhur per te marre fund kto dhimbje ju kisha lut qe te um ndihmoni qysh me duket kam vendosur edhe daten per te ber vetvrasje ju kisha lut um ndihmoni a kalohet kjo gjendje keshtu a esht ankth a depresion a kalohet kjo gjendje dhe harrova te them kur shikoj drite me shfaqet nje drit e bardhe kur shikoj ne toke ndonjeher me shfaqen vija te gjata edhe ne mur kur shikoj me duket qe si katror e shoh kur e shikoj mire jo a esht prej drite apo qfare ju lutem me ndihmoni.

4 komente për “vetvrasja”

  1. Andi says:

    Pershendetje geti na ate gjendje jam edhe un gati 2vjet po po te the vetvrasjen mos ta mendosh ajo esht nje gje shum negative qe te krijon akoma e me shum ankth te gjitha kto gjojna qe po na ndodhin jan nga frika dmth kemi frik nga frika edhe ndodhin te gjitha ato tjerat pastaj me rrahjet e zemres me depresionalizim shkeputja realitetit dmth sikur nuk je nket bot porblemi kryesor si qendron ktu esht sepse e mbajm mendjen ter diten e ter naten aty prandaj e pershembull nje shembull po mar (per nje moment ke then me vete uueee po sikur te vras veten sepse jam nket gjendje e pastaj ti ke kriju friken sikur do e vrasesh te eshte ber refleks sepse e mban mendjen gjith diten aty prandaj) edhe sikur te mendojsh se po tdhem koka do te vazhdoj koka tu tdhemt edhe mua me ka vdekur babi nuk duhet te merzitesh e kalon me kalimin e kohet gjithcka po gjeje kryesore te ndryshosh mendimet po me kupton ti ca moshe je dhe mtrego me gjeresisht.

  2. Anonymous says:

    po kto simptomat i kam amo me duket sikur hije dhe me shfaqet nje pik e zez vazhdimisht e shof por kur e mbylli syrin dhe eqeli pika zhduket vetem ne anen majt te syrit . kur i shikoj njerzit pika shfaqet edhe ne fytyrat e njerzve kjo me ka krijuar ankth po tash jam mesuar me to dhe naten ne drit me shfaqet si hije anash syrit shembull kur shikoj ndrejt me shfaqet si hije anash kur e kthej kryt e shoh nuk ka sen kjo me ka krijuar ni ankth tani kur naten kur shikoj n mur me shfaqet si katror edhe kjo me frikson shum enuk edi qka kam keshtu kam frik mos kam ndonje semundje te rend.

  3. Andrra says:

    Pershendetje!

    Une jam vajze 24 vjeqare. Para 5 viteve une perjetova po te njejtat qe po i perjeton ti. Mendoja se po vdisja. Neurologu me diagnostifikoi me Crregullim Ankthi. Une kam pase simpatoma edhe me te renda sa nuk kam mundur te qendroj ne kembe. Pasi fillova terapine, per 1 jave une po e shijoja jeten dhe po ne ate afat une i kreva 7 provime, sepse jeta ime po i kthehej normalitetit.
    Si pike e pare mendoje qe nuk je vetem, dhe ne kete gjendje si ti jane 1 ne 10 persona ne Amerike. Kjo gjendje shkaktohet zakonisht pas humbjes se nje njeriu te dashur, stresit te madh. Edhe une po mendoja se ishe fundi, por jo. Ka zgjidhje per cdo gje ne kete bote. Eshte e perkohshme, vetem duhet, durim, vullnet dhe perkrahje. Asnjeri njeri ne bote nuk ka vdekur na ankthi. Ne ate moment qe ti do te pajtohesh me vdekjen dhe do ti thuash vetes, qe do te dal edhe nese vdes, atehere do te fillosh gradualisht te perballesh me friken.
    E dyta, ne internet ka shume shenime per ankthin (anxiety ne anglisht, nese kupton anglisht , ka shume materiale). Tregon nga kush shkaktohet, si parandalohet dhe si sherohet.
    3. Eshte perjetimi me i keq ne jeten time, sepse me te vertete vetem ata te cilet e kane perjtuar mund te te kuptojne.
    Te keshilloj te marresh guximin, e te besh vizite te neuropsikiatri, qe ne bashkeveprim me psikologun, do te bejne ne behesh edhe me i mire se qe ke qene me pare. Ma beso. Une kam qene 10 fish me keq se ty dhe tani jam e martuar, po studioj master e po punoj.
    Vazhdo e ndaj ndjenjat me personat tjere, sepse ketu shohim qe me te vertete nuk jemi vet.

    Te pershendes dhe kurre mos e harro! Keto ndjenja nuk zgjasin pergjithmone! Ne familjen time 7 anetareshe, 4 persona kemi kaluar neper kete periudhe dhe shume njerez te tjere pa numer qe i njoh. Te gjithe e vazhdojne nje jete normale!

    Perqafime!

  4. M. Sc. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje Gentian

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me vjen keq qe po lufton me kete gjendje e cila te shkakton kaq shume shqetesime e po te ben te mendosh edhe per vetevrasje. Gjeja e pare qe te lutem eshte te mos mendosh per vetevrasje sepse kjo eshte vetem nje gjendje e cila kalon. Asnjehere mos mendo fundin. Ti je i forte, je me i forte se kjo gjendje ankthi. Duhet te vazhdosh te luftosh deri ne fund, deri kur te çlirohesh prej saj. Sa here kemi ndonje problem fizik, i drejtohemi doktorit. E njejta gje duhet te ndodhe edhe kur kemi problem psikologjik. Duhet t’i drejtohesh psikologut apo psikiatrit. Aty merr ndihmen e pare te nevojshme qe menjehere do te te beje te ndihesh me mire.

    Ankthi eshte nje gjendje e cila te fut ne nje cikel vicioz me mendime te tilla negative, me derealizim e me depresion, ashtu si te eshte shfaqur edhe ty. Por kjo ndodh vetem kur nuk e kuron. Ne momentin qe vendos ta kurosh, nuk i perjeton gjerat ne kete menyre. Prandaj mendo fillimisht se cfare mund te besh per ta kuruar. Gjeja e pare eshte qe te bindesh per keto gjera te shkrova me siper. Te largosh mendjen nga vetevrasja dhe te besh nje plan si te çlirohesh nga ankthi. Gjeja e dyte eshte te besh te gjithe vizitat e nevojshme te mjeku i pergjithshem per te pare nese keto drita qe sheh jane problem i syve apo rrjedhim i ankthit. Bej te gjithe vizitat e analizat e nevojshme te gjakut per te pare nese ke ndonje mungese ne vitamina apo minerale te ndryshme. Nese merresh me ndonje aktivitet sportive fillo ta praktikosh me shpesh. Vrapi sidomos te ndihmon jashte mase. Ose fillo te shkosh ne palester. Mundohu gjithashtu te kesh nje diete te shendetshme, ha shume fruta dhe pi shume uje. Te gjithe keto gjera te vogla do te te ndihmojne te jesh me i qete.

    Gjithashtu nese ben nje kontroll te nje psikiater, pasi te kryesh analizat te mjeku i pergjithshem, ai ndoshta do te te ndihmoje me ilaçe tani ne fillim sapo te qetesohet pak situata. Mund te mendosh pastaj edhe keshillimin me nje psikolog qe sebashku me ilaçet qe te jep psikiatri do te te bejne te shohesh cdo gje ndryshe dhe shume shpejt vetevrasja nuk do te jete as nje opsion i larget ne listen tende. Me beso!

    Gjithashtu nje gje tjeter qe mund te fillosh te besh vete sa me shpejt eshte te lexosh libra per vete-ndihmen si per shembull ‘fuqia e mendimit pozitiv’ apo te tjere te ngjashem. Gjithashtu informacionet qe gjen rreth ankthit ne internet mund te te ndihmojne.
    Keto gjera qe po perjeton Gentian mund te jene edhe pasoje e vdekjes se babait. Normalisht qe ky ka qene nje vit i veshtire per ty. Pas humbjes se tij mund te kesh kaluar nje si tip traume te vogel dhe eshte normale te ndihesh keshtu. Vetem duhet te behesh i forte e te bindesh qe do te qetesohesh se shpejti.

    Te lutem shume qe t’i besh keto gjera qe te shkrova me siper dhe na shkruaj serish. Eshte e rendesishme qe te flasesh me dike per keto perjetime. Ne jemi ketu cdo kohe. Shiko edhe oraret e chat-it se kur ka psikologe online dhe do te gjesh dike qe te te degjoje.

    Shpresoj te degjoj shume shpejt serish prej teje.

    Behu i forte!

    Te pershendes,

    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: