vetmia

vetmia

Jeta ime nuk eshte kjo qe qdo dite po ndryshon per te keq , ndihem i vetmuar ne cdo aspekt , nuk mund me qendu mo,rrethi i papershtatshem si ne shkoll si ne rrug e ne familje jam i lenduar ne shpirte sepse nuk mnd me askand mebisedu.
Familja me ka len anash si nje jetim shqeria me ofendon cdo dite nuk po du mo me konsumu ksi padrejtesi po spo munden me i ndalu se ato vecvazhdojne e une heshti e kjo heshte po me lendon shpirtin e psigjiken time du me bo vetvrasje edhe per shume arsye qe spo muj mi shkru se heshta po me mun edhe ketu.

         

2 komente për “vetmia”

  1. Beni says:

    Heshtja nuk eshte zgjidhje e as zgjedhje, te propozoj qe se pare te qetsohesh, pavarsisht shqetesimeve tua, sepse nese mendon vetem keq, normale qe gjerat e.kqoja ndodhin. Une te kuptova shume mire me ato pak fjale qe i ke shkru, qe je i perbuzur si nga nga familja ashtu edhe nga shoqeria, por edhe e gjithe bota te na perbuze ne nuk duhet qe veten ta perbuzim. Jam i mendimit qe ti je nje djal i mbare qe thell ne ty ka pafajsi, dhe je shume i paster, dhe mos harro cdo gje ka zgjidhje, te gjitha gjerat nje dite do dalin ne pah dhe sa je keq keshtu e ke humbur arsyen dhe nihesh keq, por me beso se do kalojn. Askush nuk eshte teper i lumtur gjithe kemi shqetsime, por duhet te punojm me to qe te largohen. Edhe une isha njejte si ti keshtu i thyer shpirtrisht nuk me donin aspak.as shoqeria as askush, dhe pata vendoa qe me ju dhan fund ketyne gjanave, edhe problemeve te brendshme. Edhe i tejkalon me.kohe. por jo me u derzu, kalo mire edhe mendo pozitivisht e sheh qe bota nuk eshte e keqe, vjen dita hyn nje pune punon, e ke orarin e punes i ke parat e tua, pra nuk behesh i varur nga askush, dhe mos ja ngo veshin tjerve cfare ofendojn, leri keto gjera! Gjitha te mirat!

  2. Selvije Izeti says:

    Pershendetje Mero,
    Te faleminderit qe ke ndare shqetesimin me ne.
    Nga ajo qe ke shkruar kuptoj qe vertet ndihesh shume i merzitur dhe vetmuar. Fatkeqesisht nuk eshte e pa zakont qe shume persona te moshes tende gjeje veten apo ndjehen te vetmuar.Ti ke permend disa nga arsyet dhe thua qe ka edhe shume te tjera qe e ke te veshtire me i shkru ketu,megjithate nga pervoja ime klinike disa nga arsyet me te shpeshta pse te rinjte e moshes tende ndihen te vetmeuar jane problemet familjare (shumica e dhimbjes vjen nga këtu, dhuna ne familje, problemet financiare, ndjenja e moskujdesit etj) Mungesa e nje shoku te ngushte, apo mungesa te qenurit pjese e nje grupi shoqerore. Ndjenja se askush nuk ju kupton , paragjykimet (disa njerëz e gjejnë kënaqësi tju kritikojnë kur nuk kanë asnjë ide se kush jeni dhe kur ata bëjnë këtë, njerëzit e tjerë fillojnë të mendojnë gjëra negative për ju, dhe kështu fillojnë thashethemet dhe kur e bëjnë, është e vështirë për ti ndaluar) Të kesh frikë të flasësh par ate tjereve (ndarja e mendimeve bëhet e vështirë, dhe ndonjehere ju mund ta gjeni veten te bllokuar ) Ka shume e shume arsye te tjera,pse te rinjet mund te ndihen te vetmuiar por keto jane me te zakonshmet, dhe une shoh qe edhe ti ke shume nga keto.Kjo kosiderohet si nje faze mjafte e veshtire, dhe ndonjehere eshte e veshtire t’ia dalesh vetem ,dhe ke nevoj per ndihmen e dikuj, te te ndegjoj , dhe te te kuptoj , prandaj perdore rrjetin mbeshtetes. Ne kete faze kur ti ndihesh I lene anash nga familja, te mundon nje shoqeri e sinqerte, ndihesh se askush nuk te kupton , nje rrjet mbeshtetes mund te jete nje psikog ku ti mund te flasesh hapur per ndjenjat e tua. Ka organizat qe ofrojne mbeshtjetje psikologjike falas siq eshte Diakonie Kosova dhe KRCT, ne Prishtine dhe Mitrovice dhe Prizren.
    Nje menyre tjeter per te luftuar ndjenjen e vetmise eshte edhe sfidimi I mendimeve negative .
    Shume nga ndjenjat tona, si ndjenja e deshperimit, shqetesimit , vetmise vijne nga mendimet tona negative qe na thone se jemi te pa shprese,askush nuk kujdeset per ne dhe se kjo gjendje eshte e papermiresueshme. Ne fakt asgje nuk eshte e pa permiresueshme dhe e pa ndryshueshme.Gjerat ndryshojne vazhdimisht e po ashtu edhe ndjenjat. Mjafton ti sfidojme mendimet negaitive dhe ta shohim veten nga nje prespektive tjeter. Tek e fundit ne nuk mund ta ndryshojme askend por mund ta ndryshojme veten tone , dhe nese askush nuk na pelqen ne, ne mund ta pelqejme veten, sepse thelle e ndjejme se meritojme nje gje te tille. Te kujdesemi per vetn eshte shume e rendesihsme . Mund te te tingelloj e thjeshte, por menyra
    se si ushqehemi, sa mjaftueshem bejme gjume ndikon shume ne gjendjen emocionale. Ushtrimet fizike, palestra, mund te te ndihmojne shume edhe ne aspektim psiqik edhe ne krijimin e nje rrjeti te ri shoqeror. Keto jane disa nga teknikat qe mund te te ndihmojne te kalosh kete gjendje. Ti nuk je vetem, mos harro qe ti mund te n a shkruash sa here q e ke nevoj dhe kujto qe te te duan dhe respektojne te tjeret ti duhet ta duash dhe te kujdesesh per veten tende.
    Uroj me te mirat per ty,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: