Vetëvrasje!

Vetëvrasje!

Pershendetje, jam Abi, 26 vjeç!
I kam dy probleme qe ma kane veshtiresuar jeten tej mase e nuk po mundem me me duru.
E para eshte se jam tip shume i mbyllur dhe e kam shume problem te hy ne shoqeri me te tjeret, prandaj po ndihem shume i vetmuar!
Kurse problemi i dyte eshte se jam mashkull me tipare femerore (si Shpat Kasapi psh), gje kjo e cila me pengon shume ne raport me te jteret e sidomos ne rapprt me femrat. Vazhdimisht refuohem nga femrat, madje as qe ma japin mundesine te filloj bisede, si me shohim qe jam ashtu so femer, menjehere largoheen e me injorojne!
Ne anen tjeter jam duke pasur nevoje teper te madhe per nje femer, mirepo sic thash nuk po mundem asesi te kem dicka me ndonje femer!
Kam shkuar disa seanca te nje psikologe, mirepo nuk eshte se kam verejtur ndonje ndryshim tel vetjA!
Kam lexuar ne psikologji se lodrat dhe altivitetet me te cilat e angazhon femijen ne vitet e para te jetes, i formojne karakterin, mentalitetin etj, kurse une ne femijeri nonstop kom lunme lodra e me altivitete te femrave (me kukulla, me fustane kukullash etj) e kjo dmth eshte arsyeja qqe ka ndikuad te fitoj tipare femerore qe tashme nuk mund te ndryshohen! Po ndiej urrjetje ndaj babit qe sme ka angazhuar me ndonje sport ne femijeri mirepo me ka lene te luaj me gjera femrash e qe i kam pare sherrin e poni shoh edhe sot e kesaj dite!
Jam lodhur duke qene nonstop i nençmuar e i lene anash nga shoqeria e nga femrat! Vazhdimisht po e mendoj vetëvrasjen se nuk po shoh kurrfar prespektive ne jete per veten, nuk besoj qe mdonje femer “do t’mi leshon syte” ndonjehere, pasi femrat natyrisht qe duan mashkulli te jete mashkullor e jo keshtu si une.
Per shkak qe skam mundur te hy ne kontakt me femrat, shume here e kAm menduar vetëvrasjen ama s’kam tentuar ta lendoj veten asnjehere, mirepo tashme nuk po shoh me arsye te jetoj me teper, kesaj here mendoj se do te beje me te vertete vetevrasje meqe nuk po shoh se mind te hy ne kontakt me femrat.
Shpresoj qe e keni kuptuar problem qe kam!

2 komente për “Vetëvrasje!”

  1. Name says:

    Pershendetje i nderuar, po mundohem te te kuptoj se ne cfare situate je. Une mund te keshilloje ne kete menyra: eshte e vertete se shumica e femrave kerkojne qe nje djal te kete tipare mashkullore, te kete muskuj e tjere e tjere, mirepo besome se ka femra te cilat me teper jane te intetesuara ne gjetjen e nje personi me zemer te mire me te cilin mund te kuptohen dhe te jetojne nje jete te mire. Te tregoj nje rast. Ne lagjen time ka qene nje djale qe sa here qe kalojke nga lagja te gjith e perqeshnin dhe thoshin ky kurr sdo te gjej grua ky sigurt me mashkull do martohen. Po a e din se cka eshte e mira e ksaj pune ai u feju me nje vajz shume te bukur, me trup perfekt sa qe gjith djrmt e lagjes ja paten lakmi. Keshtu qe i nderuar mos e nenvlereso veten se ka ende vajza te mira te cilat interesohen per djem si ti. Ti duhet ti japesh vetes kohe sepse te mirat vijn ngadale.
    Te pershendes dhe cdo te mire

  2. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje Abi,

    Fillimisht faleminderit që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tënde. Lexova me kujdes letrën tënde dhe po provoj të kuptoj këtë që po kalon- gjë që besoj nuk është e lehtë për ty. Megjithatë është shumë pozitive që na keni shkruar sepse kjo tregon që jeni të gatshëm për të punuar drejtë kesaj që po të mundon.

    E kuptoj shqetesimin tënd duke qene se jetojme me nje kulture e cila shpesh di te stigmatizoj personat per menyre se si jane, ndihen dhe shprehen. Ke lene te kuptohet Abi, qe mendon qe nje prej arsyeve qe mund te kesh vështirësi te krijosh shoqëri me te tjerët eshte se je tip i mbyllur si dhe ne raport me vajzat eshte faksi qe ti mendon qe tiparet tua/dukaj eshte me feminine. Pikerisht per kete, shpesh personat kane te veshtire t’ia lejojne vetes te shprehen ose veprojne ashtu sic ndjehen. Megjithatë ta rikujtoj që është jashtëzakonisht e rendesishme qe ne ta pranojme veten per ate qe jemi dhe ta lejojme vetem te sillemi, shprehemi ashtu si ndjehemi. Secili prej nesh eshte ndryshe dhe kjo eshte nje gje shume normale. Eshte e rendesishme ta kuptosh qe rolet tona gjinore (te qenit djalë/burre ose vajze/grua) nuk duhet te na percaktojne neve deshirat, menyren se si sillemi, flasim, terheqjen seksuale ose aspiratat tona ne jete. Per kete eshte e rendesishme qe ne ta pranojme veten per ate qe jemi dhe ta lejojme vetem te sillemi, shprehemi ashtu si ndjehemi. Që një raport qofte kjo nje lidhje a po raport shoqeror të jetë i qëndrueshme dhe te funksionoj eshte tejet e rëndësishme qe personat tjerë te pranojnë per ate çfarë je e si sillesh- pra ne tërësi ty si Abi.
    Prandaj Abi, mund te provosh te gjesh mënyra per te njoftuar persona te ri qe te pranojnë per ate sic je ti. Duhet ta kesh parasysh që njerëzit kanë botëkuptime dhe vlera të ndryshme. Pra, për ca keshtu sic je ti , Abi, eshte tregues i asaj se çfarë vlera ka ti si person dhe mund te jete pikërisht kjo ajo qe vlerësojnë tek ti.

    Më shqetësoi jashtëzakonisht fakti që e konsideruar si ide të bësh vetvrasje dhe që e konsideron këtë si një opcion për të zgjidhje. Duket dhe mund të marrë me mend që këto mendime i ke si rezultat i asaj që nuk po arrin të shohësh ndonjë zgjidhje për momentin për situatën që po të mundon. Mund të imagjinoj që si rrjedhoje je duke ndjerë dhimbje shpirtërore që mund të jetë e patolerueshme, pashmangshme ose që ndoshta je duke e parë si dicka që nuk do të përfundoj ndonjëherë. Kjo është mëse e kuptueshme për situatën në të cilën je tani. Mirëpo, ta kesh parasysh që shpesh gjendje të tilla janë komplekse nga natyra dhe mund të kenë një shumëllojshmëri të mënyrës së si mund të shfaqen dhe të jenë rezultat i faktorëve të ndryshëm.

    Prandaj , ta kujtoj ta kesh parasysh që mënyra se si mendojmë, çfarë mendime bluajmë në kokën tonë, si i shohim situatat/gjërat domosdoshmërish ndikon mënyrën se si ndjehemi dhe sillemi përfundimisht ( e që ndonjëherë mund të ndikoj të jesh i mërzitur, te mos kesh ndjenja per te tjeret, te kesh veshtiresi me gjume etj. ) Është shumë e rëndësishme që të identifikosh që mendimet negative po të bëjnë të ndihesh në këtë mënyrë e që duket që ke filluar ta bësh ngadalë si duket. Pra , besimet dhe mënyrën se si ti sheh vetën, të tjerët dhe të ardhmen tënde supozoj që janë duke të ta rënduar gjendjen në të cilën je. Shpesh në gjendje të tilla si kjo që po kalon ti, njerëzit mendojnë ndryshe dhe kanë tendencën për të parë vetën, rrethin e tyre dhe të ardhmen në një dritë më negative dhe pesimiste sic edhe po ndodhë me ty nga kjo aq sa ke treguar. Si rezultat i të vështruarit të gjërave në këtë mënyrë, edhe mund t’i keqinterpretojmë faktet në mënyrë negative si kjo që nuk po e vlerëson veten mjaftueshëm. Pra , ky stil i të menduarit negativ e bën më të lehtë pastaj për t’i parë situatat si shumë më të rënda se sa që ato janë në të vërtetë.

    Po ashtu, është e rëndësishme që në momente kur e gjeni veten duke u thelluar në këto mendime negative – qofshin ato reale a po të imagjinuara- të provoni të pakësoni ato . Mund ta bëni këtë qoftë duke filluar ta bëni në ato momente ndonjë aktivitet tjetër që nuk ju lejon të thelloheni më shumë në të menduarit negativ. Kjo për fillim mund të jetë e vështirë, mirëpo nëse vazhdimisht punoni me veten dhe jeni këmbëngulës në këtë drejtim, do ta vëreni me kohë që jeni duke krijuar një shprehi të dobishme që do tu ndihmoj ta ndryshoni jetën tuaj për më mirë.

    Në gjendje të tilla, njerëzit shpesh nuk kënaqën më me asgjë. Megjithëse nuk mund ta detyroni veten që të argëtoheni ose të përjetoni kënaqësi, së paku mund të zgjidhni për të bërë gjërat që ju kanë pëlqyer më parë. Filloni të merreni me ndonjë hobi që keni pasur më herët apo një sport që ju ka pëlqyer. Shprehni veten me kreativitet përmes muzikës, artit, ose me shkrim. Dilni jashtë për kafe. Shkoni në teatër apo kinema. Ne kete menyre mund edhe te njoftoheni me persona tjerë qe mund te kenë interesa te përbashkëta. Shtyjeni veten për të bërë gjëra, madje edhe kur ju nuk ndiheni për t’i bërë ato. Mund të habish se sa më me mirë mund të ndjesh.

    Do të mund të mund të ju ndihmoj sikur të provoni të bisedoni më dikë që e ndjeni të afërtë dhe me të cilin ndjeheni rehat për këtë nëpër të cilën po kaloni. Shpesh kur ndajmë gjëra që na mundojnë me dikë tjetër, na ndihmon të reflektojmë më mirë për gjithë situatën dhe të shohim zgjidhje tjera alternative.

    Po ashtu, pasi që ke treguar që ka një kohë të gjatë që po ndjehesh kështu, të sugjeroj fuqishëm që të kontaktosh përsëri me ndonjë profesionist/psikolog. Kontakti i drejtpërdrejtë me ndonjë psikolog do të jetë më i dobishëm dhe do ta bëj më të lehtë procesin e tejkalimit të kësaj gjendje sepse sic mund ta vëresh komunikimi online i ka kufizimet e veta. Po ashtu mund të të ndihmoj ndoshta edhe kontakti i drejtpërdrejtë përmes bisedës online që ofron shërbimi jonë : në linkun e mëposhtëm mund të kontaktoni me ndonjërin prej ekspertëve të shërbimit tonë, të cilët njësoj mund të të ofrojnë ndihmë për këtë që po të mundon. Orarin për këshillim online mund ta përcjellësh në faqen e facebook të nukjevet. Të inkurajoj shumë fuqishëm që të shfrytëzosh edhe këtë mundësi për këshillim online.

    Shpresoj , të të kem ndihmuar sado pak me këtë përgjigje. Na shkruaj përsëri pa hezitim.

    Mirëmbetsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: