Vetebesimi

Vetebesimi

Ka kohe qe kam mungese vetebesimi, ndjej frike per te ardhmen sa qe ndonjehere me duket se kam harruar se qfar kam dashur te arrij ne jete. Mund te them qe 7-8 muaj dhe ka te beje me mua kryesisht edhe pse kam pasur ngarkesa emocionale siq eshte fakulteti por edhe nga aspekti i dashuris (nuk jam e lidhur), gjithmone ajo ideja ne koke se mos po deshtoj, a do ta bej familjen te ndihet krenar me mua. Problemi ka filluar, ndoshta duket aspak serioz mirepo kjo me ka ndryshuar. Nje nate ne shtepi duke ngrene darke me eshte duk se mka mbet buka ne fyt dhe kam pas ni lloj paniku sa kam shku te mjeku at nat po mka tregu qe skam asgje se tere kohen mdukej sikur kam diqka nfyt, mirepo mua veq mshtohej frika dhe kisha stres edhe dridhje ne tere trupin, kshtu filloj ideja qe ka mem mbet ton jeten kjo dridhje ntrup, ska me mujt kurr mi arrit objektivat e mia edhe shume e shume menime tjera per veten sa fillovva te mendoj qe sjam mire kam ndryshu totalisht gjithqka mu bo bajat e pavlere, menoj ni gjendje depresioni. Me brengos ideja qe pse e kom pas kete mendim tkeq per veten kur ka qene diqka kalimtare po frika mka shty me mendu keq edhe mi urrejt senet qe gjith i kom dasht, po me brengos ideja qe a ka mja dal me kthy qat gjendje qysh kam qene. Po jam mundu dhe jam duke u mundu me zgjedh, po lexoj literatur inspirative dhe kom pas shum sukses, tash kom ma vullnet jom permirsu, jom vetdijsu per problemin po jam tu mundu dhe po kerkoj prej juve ndonje teknik apo metod se qysh mi praktiku me ni fjale me bo rutine mendimin e mire diqka qe ka ndikim ne nderdije. Faleminderit shume!

Një koment për “Vetebesimi”

  1. Adriana Mani says:

    Përshëndetje
    Ju falenderoj që na keni shkruar dhe keni ndarë shqetësimin tuaj me ne.Të gjithë ne kemi frikë dhe pasiguri për të ardhmen dhe kjo gjë ka edhe anën e saj pozitive sepse na vendos në levizje dhe na bënë më kërkues për jetën, por është e rëndësishme që të mos lejojmë që kjo frikë dhe pasiguri të kthehet në makth dhe të na bllokoj që të arrijmë e të progresojmë në jetë. Njerëzit që mendojnë më shumë kanë predispozita të jenë më të shqetësuar dhe të analizojnë mirë çdo detaj apo ndodhi, por në të njejtën kohë edhe të levizin, të bëjnë më shumë zgjidhje.
    Mundohu ta shikoni situaten që keni kaluar si një fazë kaluese, ajo mund të ketë ndodhur si pasojë e ngarkesave të ndryshme, përjetimit të ndonjë situate strersante. Ju paskeni filluar të gjeni zgjidhje dhe ju përgëzoj për ketë. Ju këshilloj që të vazhdoni të punoni me vetën, në çdo situatë apo ndodhi që kaloni të mundoheni të nxirrni mesime. Gjithë të mirat!
    Adrian Mani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: