V.E.N.A.T

V.E.N.A.T

Tung kane filluar te me formohen venat kete problem e kam vretj qe 3 ose 4 vjet po qdo here e me shume po shoh se po shihen edhe po formohen me shume a ka diqka qe mundem te perdori ne menyre qe ti parandaloj se nese nuk ka e di se me vona me pret ndonje operacion edhe shume po friksohna, veres e as ne edukat fizik nuk po mundem me vesh diqka shkurt po me duket vetja si e denuar ama shume po kam qef me dit nese mundem te parandalo,j kete e kame trasheguar prej mamit. …………….nje nder 100 preokupimet e mia por qe kete deshiroj ta ve ne vend te pare, mbi te gjitha shendeti

         

3 komente për “V.E.N.A.T”

  1. MD. Mrsc. Ph.D. Ilir Begolli - Mjeksi Sociale says:

    PërgjigjaSigurisht se me aktivitete fizike të lehta , qëndrim të drejtë në punë dhe jetë duke filluar nga ushqimi I drejtë I përcjellë me ecje mund të ndikohet në parandalimin e shumë çrregullimeve por jo gjithnjë këto masa mund të ju sigurojnë se nuk do të keni edhe ndonjë situate sikur kjo e juaja e cila mundët të krijon shqetësime tek ju. Për të marrë informata të sakta lidhur me gjendjen tuaj sepse po mendoni se ma vonë do te I nënshtrohesh intervenimit kirurgjik kishte qene me e mire te lajmëroheni tek kirurgu vaskular I cili do te ju udhëzoj për procedurat e mëtejme që ju të eliminoni frikën nga e ardhmja dhe të parandaloni keqësimin e gjendjes shëndetësore tuaj.

  2. doktori says:

    Tung e nderuar. Ceshtja e venave i prek njelloj si meshkujt ashtu edhe femrat dhe nje nder faktoret vendimtar per paraqitjen e tyre jane ata gjenetik. Ti thua se e ema e juaj ka kete problem dhe tani ju si nje 15 vjecare keni filluar ta vereni te njejten tek vetja juaj. Nje kure jo kirurgjike eshte qe te kesh kujdes me kepucet, duhet te mbathen ato ortopedike, pa taka te larta, te kihet kujdes edhe me ushqimin qe mirret, sidomos me yndyrerat. Ne rastet me te renda, preferohet edhe nderhyrja kirurgjike per thithjen e gjakut te akumuluar. Kjo ne shume raste eshte treguar e suksesshme te shume paciente. Sidoqofte, nuk ke pse te brengosesh, por per te marre instruksione tamam profesionale duhesh ti drejtohesh nje kardiokirurg per te pare se ne cfare stadi zhvillimor jane venat e tua te fryra dhe cfare alternativash tjera mund te aplikohen perpara se te vendoset per operacion, i cili nuk eshte i veshtire dhe rendom pacient pas 2-3 edhe mund te ece pa problem.

  3. V.E.N.A.T says:

    Intervenimi kirurgjik a mundet me u ba tash sa ato kane fillu me uparaqit apo duhet pritur deri ne nje paraqitje dukshem me te madhe edhepse paraqitja e tyre po shkon ne menyre shume te ngadalt por po verehet ajo qka eshte duke ndodhe dhe qfare pasoja do te kete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: