Varesia nga lëndet narkotike

Varesia nga lëndet narkotike

Pershendetje jam nje vajze 24 vjeqare kur isha 21 vjeq , me kan dhunuar dhe si pasoje e ksaj n ate kohe kam tentu ta mbys veten por sishte e lehte dhe me than t drejten mbeta as e gjalle as e vdekur se kisha pire lloje lloje hapash e kalova disi me veshtersi po si pasoje e gjithe ksaj humba njerin qe e doja shume pasi si fillim skam pas guximin me i tregu t verteten se kisha frike mos i sillja probleme por u lodha me nga ofendimet , qe ti bie me shkurt une jam nje person shume sensitive n ate kohe nuk gjeja ngushllim tek askush nuk me bente me pershtypje asgje nuk kisha me motiv ne pune studimet i lash fillova te pi weed heren e pare qesha aq fort u njeva aq e lumtur , por nuk zgjati shume deri sa me kaloi ne paranoje u betova se sdo ta pi mo por nuk e mbajta premtimin thash do e provoj vetem njehere dhe keshtu perfundova dhe tani eshte e veshtire qe t dal nga kjo rruge pase qe mendoj se jam addictive dhe e pi cdo dite nuk them se eshte e pa mundur por sdi ku t filloj ne 2017 ndrrova vendbanim dhe aty thash do t filloj ni jete t re e lash dhe cigaren dhe weed por cigaren per 3 jave qellimi ishte ta le kete tjetren dhe kte e lash per 9 muaj nuk kisha shume shoqeri ktu nuk doja te shoqerohesha me njerz nuk kisha takuar as edhe nje shqiptar per nje kohe t gjat ktu ku banoj tami per sdi si t them si ndihesha deri sa nje dite mbas punes dola te ec dhu rruges takova ca djem t rinje qe po tymosshin u kerkova direkt se me nxiti era mora vetem nje tym t forte dhe e lash omg I felt like a loser kam qare gjithe nate dhe nuk di me erdhi nje frike sdoja ta shija aske… kaloi nuk tymosa me per 2 muaj deri sa kuptova se shoku me i mire qe kisha ne pune e pinte qe nga aty kam fillu dhe nuk e kam ndal me , sa i perket dashurise ne jemi kthyer prap bashk por dhe ai kq problemin e njejte me mua problemi eshte se nuk jetojm ne te njejtin shtet shihemi rralle ai qe nje vite e gjysme eshte pa pune jeton vetem ne social vitin e kaluar ka dal dhe nga shpia e prindve tani jeton me shoke nuk e di , une punoj nuk e le punen por humuri im nuk eshte siq ka qene me pare tani ashtu siq ndryshon moti naj here brenda dites shi diell erë , ashtu dhe une ndodh si jam happy bie ne disponim nuk di qa mund te jete mos ndoshta te dy jemi n depression , une sdu te takoj dike live t flas jam e gatshme te marr therapy online pasi qe du te t dal nga ktu jam . Jam me se e sigurte se jam gabim me ate qe bej , por me duhet ndihme dhe sdi ku t filloj t nis nje jete t re , andaj jo vetem ekspertet por edhe ju si njerez qe keni provuar kete gje dhe tani jeni sheru me jepni ndonje keshille te pakten , ju falemnderit

         

Një koment për “Varesia nga lëndet narkotike”

  1. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe ke ndare shqetesimin me ne.Me vjen shume keq te kuptoj qe je ballfaquar me
    nje pervoje kaq te rende siq eshte dhunimi.Duke punuar me vite me personat qe kane perjetuar
    dhune seskaule e kuptoj shume mire se sa e veshtire eshte ta marresh veten pas nje experience te
    tille. Ne reaste te tilla njeriu aktivizuon mekanizma te ndryshem perballues dhe jo gjithmone keta
    mekanizma perballues jane te shendoshe. \te perdoresh weed( marihuana), fillimisht mund te

    duket nje zgjidhje, dhe nje disponim i ngritur por me pas vijne efektet anesore dhe pasojat siq i
    ke ceke shume mire edhe ti vet. Mua me vjen mire qe ti je e vetdijshme dhe e kupton q e ke
    nevoje per ndihme per te dale nga kjo gjendje. \sepse shpesh ndodhe qe te gjithe ata qe
    rrethojne nje person perdorues drogash e dijne se ai ose ajo ka nevojë për ndihmë, por shpesh
    vete personi nuk mund ta shoh kete nevoje, prandaj te pergezoj dhe e kuptoj shume mire
    motivimin tende per te dale nga gjendja, megjithate duhesh ta kesh parasysh qe te marresh nje
    trajtim te mirefillit per varesin nga droga duhet ndjekur nje program me hap ate caktuar,dhe jo
    vetem terapi online mund te te ndihmoje, ne fakt kjo do te mund te te ndihmone te fazat e funddit
    se si te mbrohesh dhe most e biesh prehe e personave që nuk ja duan të mirën.
    Faza e pare eshte kur personi duhet t’i kalojë “kriza” dhe eshte në mbikëqyrje nga persona të
    specializuar, të cilët do e ndihmojnë në reduktimin e vështirësive fizike dhe psiqike , dhe
    trajtohet me vitamine te ndryshme
    Faza e dytë është detoksifikimi
    iFaza e tretë është faza e ushtrimeve dhe komunikimi që e ndihmojnë personin ta kthejë
    vetëbesimin në komunikim me njerëzit e tjerë dhe e përgatisin që nëpërmjet komunikimit ta ketë
    më të lehtë me pengesat e trajtimit.
    Faza e katërt është edukimi, ku, duke studiuar personin, gjejmë arsyet që e kanë shtyrë drejt
    përdorimit të drogës dhe gjithashtu studiojmë fushat e jetës në të cilat ka vështirësi.
    Në fazën e pestë dhe të fundit personi duhet të përmirësohet nga ana etike, ta kthejë integritetin
    e tij dhe të mësojë se si mund të mbrohet nga sulmet në mjedis dhe nga personat që nuk ja duan
    të mirën.
    Ne komunitetin ku jeton besoj shume te ket qender per rehabilitim e varesis nga droga ku ti
    mund t;i nenshtrohesh trajtimit te mirefillt.
    \uroj me te mirat per ty,kujesu per veten,\
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: