Urgjent

Urgjent

Pershendetje jam nje djal22 vjet kam probleme me infeksion ne urin se di a e kam nga mardhenia kur kam ber mardhenie mbas tri dite kam pas djegje ne urine edhe kur jam mastrubu kam pas djegeje kam bo analiza me ka dal infeksion pastaj kam perdor 10 dit antibiotik ciprinol mka kalu mas nja 10 dite perseri po kom djegje gjat urinimit ket problem e kam qe 3 muj ju lutem ku me sygjeroni te bej nje kontroll jetoj ne prishtin.

Një koment për “Urgjent”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Djegesimi gjate urinimit eshte kryesisht shenje e infektimit (pezmatimit) te kanaleve urinare ndonse mund te kete edhe shkaktere tjere si p.sh. eliminimi I gureve permes kanalit urinare, lendimet apo perdorimi I ushqimeve pikante (djegesa), qendrimi ne vende te ftohta etj. Ju paskeni pasur edhe herave te tjera pengesa me urinim, dhe ekziston mundesia qe nuk jeni sheruar plotesisht me qrast infeksioni akut mund te kaloj ne infeksion kronik i cili sherohet me veshtiresi. Po ua japi disa keshilla praktike: mos e mbani urinen shume, rregulloni jashteqitjet, ikni perdorimit te tepert te kafes, qajrave, pijeve te gazuara dhe energjike, e nese keni dhimbje, kundermim dhe djegesim atehere duhet te merrni antibiotik, por paraprakisht duhet te kryeni edhe njehere analizat komplete te gjakut dhe urines, strishon uretrale, testin ne Klamidie, Ureaplazma dhe Mikoplazma, urinokulturen dhe ultrazanin e urotraktit. Deri atehere konsumoni sasi te medha te qajrave (Belushi dhe Uvin).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: