Une robi yt, Kosovë!

Une robi yt, Kosovë!

Gjate jetes e kupton qe me nji ven’ si Kosova, 5-shin qe e ke marr i vetmi n’klase, asnji mungese pa arsye qe se ke pas’, garen e matematikes qe e ke fitu ose qe t’kane marr’ shembull se ke lexu libra edhe n’plazh’ – jane thjesht’ fragmente t’jetes se nji fmiu shembull e “kapacitet”, e ajo e ardhmja e ndritun e premtume prej profesorave e prindve u kan veç nji iluzion. Edhe ato diploma e mirenjohje qe i ke fitu, çojne peshe qaq sa shkuma e detit.
N’rastin ma t’mire je tu punu me nji call-center nese s’je edhe krejt i pa-pune,e tashma edhe familja t’ka dal kunder, se ti s’je i zoti per kurgja, e se duhet me i kqyr shokt’ e tu qysh jane pamvarsu e kane kriju familje. Diten del me nji shok qe e keni historine e njejte, se edhe ai i shkreti s’ka me kon tjeter me dal’, ku s’leni teme pa e trajtu e antar t’shoqnise pa e mallku. E naten e kalon mbyllun n’dhome,i kyçun me nji rrjet social me shoke virtual’ ku ti je vetem zhurmusi, e ata masi qe ta bojn’ llajk ty e postojne naj foto prej Dubrovnikut ose prej naj koketji t’organizum prej naj zavends’ ministri.
Gati je n’depresion, t’mushen syte me lot’, fillon e kujtohesh – Hanifja e klases (tash Honey) qe nuk e ka dit kah eshte Lindja e Perendimi, i ka 21 mije followersa n’instagram edhe kojshia Banushi qe e pat shti macen n’furre t’shporetit u emeru n’MPJ si ekspert i Lindjes se Larget. E Blerten qe pati fitu burse 3 here me ren’, e ke pa t’fundit here n’arke te Viva kur t’ka pyt a ki “kartele t’lojalitetit”. Me Dionisin (shkollovanin) s’je taku moti per kafe, se s’ka kohe i shkreti, eshte tu punu shume edhe jashte orarit me ni kompani “norvegjeze” qe shet fshisa t’rrymes.
Fryma t’nalet kur e kupton qe nashta e vetmja zgjidhje per me dal’ prej ktij “mjerimi” eshte me ik “jashte” edhe ti, sikur shoku yt Liridoni qe “nuk i shkojke shkolla”.
Une robi yt, Kosovë!

         

2 komente për “Une robi yt, Kosovë!”

  1. Shoku I vetmise says:

    Me plote keqardhje e ndaje te njejtij problem me ty. Kur I shef te gjithe ata qe skan dite alfabetin me e perfundu I shef ne vende qe smeritojne me qen .
    Nje keshille per ty dhe veten tem ne kemi nje energji qe domosdoshmerishte do e shfrytezojme ne nje vend dhe menyre te caktuar.
    o do mendojme per nje te ardhme te afert apo te larger ne baze te mundesive qe I kem.Ose do e shfrytezojme energjine toneduke I shikusr tjeret ku kan arritur.
    Mos prite askend qe te hape rrugen per nje jete me te mire .Behu ti ai qe I hape rruge vetes mos harro nje gje hajduti se ka filluar hajnin e tij me shume po ndoshta me nje veze poashtu dhe biznismeni nuk eshte bere biznismen me nje shume gjdo gje ka filluar nga nje shkendije e vogel.
    Behu ti ai qe e gjen qate fat dhe ecen para. Njerzit e sukseshem sjane bere asnjeher te sukseshem duke I shikuar ata qe kane arritur me ane te njoftesis
    Gjdo gje qe eshte nderuar mbi baza jo te sigurta rrenimi I saj sa me larte qe shkon aq me lehte bie. Mos u mashto me ata qe kane arritur fame me ane te trupit te tyre . Me ane te bukuris. Bukuria dhe trupi I Bukur nuk qendrojne gjdo here njejte, Me dashje apo pa dashje
    Ajo do iken .Ajo qe te ka vequ eshte mendja.Puno me te leri te tjeret Kjo eshte ajo qe do te bej te arrishe ate qe te tjeret se kane arritur.
    Mos u dorezo behu I bindur se suksesi do vie Po mos harro se pa punuar une ti e ata qe jane ne gjendjen tone ska per tu bere mire asnjeher
    Ajo cka na mbetet eshte punojme per nje te ardhmen me te mire per ty dhe mu. Gjdo here shiko te sukseshmin
    Loxo per te se ata jane qe na frymezojne ne
    Shpresoj qe do ndihmoje sado pak ky koment

  2. den says:

    Pertej ironise dhe shakas qe ke perdorur si rradhe here me ka pelqyer ky shkrimi yt , eshte tamam sikur te kisha shkruar une per jeten time. Faqtkeqesisht keto gjera ndodhin ne shtetet tona shqiperi & kosove . Po s pate ndonje mik te fuqishem te rrofshin diplomat dhe shkolla qe ke perfundu se askush s te merr ne pune .
    Me pelqej shume ky shkrimi yt . Rrespekte nga shqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: