une ose ajo qe me mugon

une ose ajo qe me mugon

Se pari pershendetje per kedo qe e lexon kete
une jam edona nga  prizreni jetoj ktu jam rritur ketu jetojm me familjen jam 19 vjeq gati per 20 po hy tema qe po dua te shkruaj jam une ose ajo qe shohh vet un mbrenda dhe jasht vetes tani arsyeja pse eshte sepse nuk e di qka me mungon pse ndihem bosh ndihem sikur kam humbur diqka e nuk po mundem te kthemem si kam qen keto kan filluar te ndodhin qe kur kam kryer shkollen fillore sillem si mumje ne shtepi nuk kam qfare te beje nuk kam asgje shkollen e mesme e kam kryer dy vitet e para me korespodenc tani kam vitin e 3 e bera kete sepse isha von me shkoll dhe sdoja te mbesja von e mwshum kur ta kryeja te mesmen keshtu me kete mosh e dua mesimin shum me pelqen gjerat e reja shpirti im eshte disi i nje lloji qe kerkon gjithmone diqka te re kerkon te pa besueshmen kerkon te shoh ate qe se sheh qdo dit skam deshir te rri menje vend se me duket sikur izolohem me mbajn mbyllur sedi pse tani kam nisur te behem me e ndjeshme pas kesaj gjeje ndodgta po te tregoja edhe ato me te voglat per veten ?? ja keto jan jam tip pak a shum i heshtur ikam shum jo ne qef bisedat e gjata te kota nese sjan gjera intereante ne to flas shum nganjeher kur ndodhem shum e vetmuar nganjeher kur i therras arsyes nuk flas aspak vetem degjoj pelqej filmat aksion te mistershem nganjeher shikoj edhe kartona per arsye sepse ndihem me rehat e me jep nje ndjesi gazmore ne shpirt kam shum deshir te dal me larg se vendit tim shum deshir aq sa eshte endrra ime dikur ne jeten time ti prek ato endrra dua te shoh mbrekullit e botes ri ndjej me ndjejat e mia duart te njoh te shoh te gjitha …tjeter qfar te them jam e dashuruar pas frutave ha edhe ushqime te shpejta ndonjeher jam punore shum kam qen keshtu gjithmone shtepiake normale e besueshme shume asnjeher nuk kam tradhetuar dike sepse para qdo gjeje ve veten te paren e ke mund te lendoj me nje veprim keshtu .. tan isdi qqa te them me shum thuesht te them diqka me mungon skam plan skam qfar te beje diqka qe te ralizoj ndryshe njeru kur ka diqka nje obligim sepse e di qe ka per te vere kete apo ate po un po mundohem edhe te gjej nje zgjidhje nje pune qe te marr disa pergjegjsi te marr veten ne kontroll sepse po rritem qdo her po askush st merr ne pune nese nuk ke nje person qe te jep shtys nga njohsia ose nese ske provoj pune nuk e di as vet dua vetem te di
qfare me mungon mua?
qfare te beje me jeten time?
nuk di me beni ndonje pyetje nese nuk ju ka dukur doqka e qart ketu ose doni te dini me shum do ju kthej pergjigjje nese kjo esht ajo qe do me ndihmoj te marr pergjigjjs edhe pse veten time .
me rrespektin me te madhe E.K

Një koment për “une ose ajo qe me mugon”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Edona,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. E ke pershkruar shume mire
    situaten ne te cilen gjindesh dhe menyren se si ndjehesh. Eshte normale qe ne moshen tende te
    jesh ne vrrullin e energjise dhe kjo energji eshte e nevojshme qe te kanalizohet. Poashtu duket qe
    edhe si tip je me kerkuese, je tere kohe ne kerkim te sfidave dhe ne momentin kur nuk ke nje
    qellim te qarta perpara per te arritur ndihesh jo mire me vetem dhe e pamotivuar. E rendesishme
    eshte qe ne kete jete ke endrra dhe qellime per te arritur. Ato na mbajne gjalle dhe na motivojne
    per te vazhduar te levizim. Por eshte poashtu e rendesishme qe qellimet tona te perputhen me
    potencialin tone dhe me mundesite tona. Nuk do te thote qe endrrat apo qellimet tona nuk rriten
    me kohen, ato rriten me kohen ashtu sic rritet edhe potenciali yne.
    Nje nder rruget e cila te hap opsione te reja eshte edukimi. Permes edukimit pajisesh me njohuri
    te reja, fiton shkathtesi ne nje fushe te caktuar, profilizohesh ne nje drejtim, shkemben njohuri
    me te tjeret etj. Pastaj edhe mundesite per te aplikuar per trajnim apo per vazhdim studimi jasht
    vendit permes shkollimit jane me te larta. Konsideroje te regjistrohesh ne universitet pas
    perfundimit te shkolles se mesme. Dhe nese vendos te regjistrohesh zgjidhe nje drejtim per te
    cilin ke pelqeim dhe i cili mendon qe mund te te behet edhe pasion ne te ardhmen. Dhe mos
    harro, pune dhe vetem pune ��.
    Opsioni tjeter eshte punesimi. Nuk te duhet te njohesh njerez per te punuar ne market apo ne
    dyqan. E di qe tek ne jane te nenvlersuara keto pune dhe mendohet qe i vetmja gje qe perfitohet
    nga pune te tilla eshte rroga. Por nje person qe analizon dhe mendon per ndryshim perfiton edhe
    nga punet me e thjeshte (punen ne dyqan e morra si shembull). Fillimisht perfitimet jane ne
    aspektin e socializimit, ne aspektin qe njeh njerez te rinj, e sheh si funksionojn ndryshe ndryshe
    njerezit, shkemben ideja me te tjeret dhe motivohesh per avancim. E analizon dhe mendon se si
    mund te avancohesh edhe ne nje pune me te thjeshte dhe te nxjerresh me te miren nga vetja. E
    rendesishme eshte qe te levizesh dhe te kesh nje plan te qarte per veten.
    Me trego cka pelqen, cilet jane hobit e tua? Me trego a nje qellim qe deshiron te arrish? Cilat
    jane pengesat per te arritur kete qellim? Nese deshiron mund te vazhdojme te komunikojme edhe
    metutje dhe pse jo, te vijm me nje plan konkret ne te cilin mund te bazohesh.
    Shpresoj te ndegjoj perseri nga ti, deri atehere cdo te mire ��

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: