Un e dua por nuk mund tia them

Un e dua por nuk mund tia them

Pershendetje te nderuar kerkoj nje ndihm nga ju nqofse mund te me ndihmoni:
E dashuroj nje vajz qe nga Viti i 1 i shkolles se Mesme dhe tani jam ne Vitin e 3 ne perfundim. Un ate e dashuroj tej mase por kam nje problem qe nuk mund tia them se e dashuroj kerkoj nje ndihm prej jush.

Shqetsimi im eshte se nqofse do i them se e dashuroj ate dhe deshiroj ta kaloj jeten me te mendoj se nuk do kem pergjigjje pozitive
Prandaj kerkoj nje ndihm nga ju.

3 komente për “Un e dua por nuk mund tia them”

  1. Rita! says:

    Pershendetje i nderuar
    Une te keshilloj te ja thuash te verteten ate qe me te vertet ti ndjen. Ne shqiptaret jemi te njejt ne parim, gjithmone terhiqemi nga ajo qe duam nga frika e refuzimit nga frika se smund tja dalim dhe ky eshte gabimi me i madh qe mund te bejm. Me mire te shprehesh ndjenjat dhe te refuzohesh se sa gjate ter jetes tende te mbet pike ne zemer se pse nuk i ke treguar qe e do. Nuk i dihet ndoshta dhe ajo ndihet ne te njejten menyre ndaj teje dhe te pranon. Keshtu qe Ja vlen ta provosh .
    Me shprese qe cdo gje do shkoje mbare per ty!

  2. Ela says:

    Pershendejte, nese deshiron te jesh me te ather duhet ta gjesh nje menyr per te kontaktuar me te, un te kisha sygjeru qe mas pari me hi ne shoqeri me te , ateher kishi pas te dyt mundsi me e njoft njeri tjetrin me mire e me pas edhe tja shprehesh ndjenjat tua! Paq fat!

  3. Emine Doda says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe na e shkruar. Me trego pak me shume per
    mardhenien momentale te cilen e ke me vajzen. A jeni ne te njejten klase, a jeni shoke? A keni
    kontakt te drejtperdrejte dhe te perditshem? Keto informata do me kishin ndihmuar ne menyre qe
    te jap sugjerime me konkrete per situaten tende.
    Ne momentin kur pelqejme diken, atij/asaj ja mveshim shume karakteristika qe personi mund te
    mos i kete fare, te pakten jo deri ne ate nivel qe ne e imagjinojme. Zakonisht keto karakteristika
    jane pozitive dhe pas nje kohe te caktuar ai personi na duket me perfekti ne bote, ashtu sic
    mendon edhe ti per vajzen ne fjale. Por realisht ajo mesiguri eshte si cdo person tjeter, me te
    mirat dhe me pak te mirat e saja. Pastaj mendo cila eshte gjeja me e tmerrshme qe mund te
    ndodhe nese i tregon vajzes qe e pelqen! Mesiguri te te thote jo?! Ne kete rast edhe nese nuk i
    thua fare qe po te pelqen, te njejtin rezultat do fitosh. Prandaj me mire te provosh e ti tregosh
    ndjenjat tua se sa te pendohesh qe ske provuar asnjehere. Nuk ka asgje te keqe te jemi te sinqerte
    per ate se si ndjehemi. Mundohu te mos mendosh aq afatgjate, sic eshte ta kalosh jeten me nje
    person me te cilen lidhesh ne moshe 18 vjecare. Ndryshimet me te medha ne jeten e nje personi
    ndodhin ne vitet e hershme te te 20-ve, dhe pasi qe piqemi si personalitet mund te mos i kemi me
    interesat e njejta me nje person te cilin e kemi takuar ne moshen 18 vjecare.
    Te uroj sukses me vendimin tend ��
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Na shkruaj perseri nese e ndjen te nevojshme.
    Gjitha te mirat per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: