Teme per psikologun

Teme per psikologun

Pershendetje e kom ni brenge.
U bonen gati 23 vjet, e kom perfundu fakultetin, punoje, dal me shoqni per kafe thuajse qdo dite dhe nuk kam te dashur.
Kom dal ne takime mirepo jo me vazhdu ne takimin e dyte me dikond.
Nuk osht qe e kerkoj dikond perfekt. Mirepo i kom disa tipare qe i kqyri te djemt, qe pa ato as nuk muj me fol me ate, dmth jom shum selektive.
Shumica e familjarve (jo vetem te shpise) ton kohen ma kujtojne qe shoqet e mia kan te dashur, disa jane feju mirepo veq un kom mbet.
Kjo osht ndoshta ajo qe pom bon hala ma keq me u ndi, pershkak se ta kujtojne tere kohen, qe qikat kur i bojne do vjete ato zgjedhin shum e jesin pa martu, e diploma e ni fakultetit nuk i duhet kurgjo kur nuk e ka dikond afer.
Normal qdo person e din qe i duhet dikush me pas afer, mos me u ndi e vetmuar, me perqaf kur ka nevoje. Mirepo kta persona ta rikujtojne e e bojne edhe ma te veshtire.
E di qe e kan per te mire, mirepo une edhe ma shum po merzitem kur po ma rikujtojne, pershkak se nuk e kom ne dore.
Une mas pari i kam disa komplekse qe mendoje qe qato nuk um lojne me pase nje te dashur edhe nese me pelqen nje djale. Ato jane: hunda qe e kom pak te fryre dhe pesha(77kg). Une po mundohem me punu shum qe mi mbledh disa pare qe me bo hunden operacion e cila kushton permbi 1000€. Kom provu shum me dasht veten qysh jom por nuk kom mujt, mandej thojsha qysh mundem me i pelqy dikujt kur mu vetja nuk um pelqen.
E shoh shoqen time ne pune, te ciles te gjithe djemt i flasin dhe menzi nuk presin me i ndihmu, kurse mua jo, pastaj kjo gje po me bon hala ma keq me u ndi, pershkak se nje djal qe me pelqen ne pune e pershendet shoqen time ndresa mua jo.
Shpresoj se nuk e kom zgjate shum mirepo ky problemi im(ose problemet) ke ne pika te shkurta se ka shume..
Faleminderit shum paraprakisht!

         

Një koment për “Teme per psikologun”

  1. Bona says:

    Pershendetje e dashur si fillim qenke e re ende tkisha kshillu si femra femren,te lutem mos i merr aq afer zemres ende je e re me gjet fatin tond ,tek e fundit qka pot duhet me gjet dikon pa ndje per tone me perfundu me ni lidhje,fejes ose martes te palumtur veq me ja bo qefin te tjetrve.
    E ki jeten perpara edhe je ne moshen mat mir qe me dal mu knaq mi shiju kto dite i vjen rendi edhe njerit tond te jetes qe ki me taku veq non durim se tek na njerzt gjithmone kan qka me fol edhe nese ke me hi me ni lidhje tani kan met pyt per fejes mas fejeses kan met pyt per martesen e mas mattress per fmijet e kshtu me radh kqyre jeten tonde vazhdo perpara
    Sa i perket qe peshon 77kg ose e ki hunden keq,kur te dashurohesh e kupton qe kto sene skan me pas rendesi hiq..
    Dil jeto knaqu e mos jetonper tjer vetem per veten tonde. Te gjitha te mirat paq fat ne jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: