Studioj psikologji

Studioj psikologji

Përshëndetje a është normale nëse një studente e psikologjisë thotë: Unë nuk do martohesha asnjëherë me një invalid.. Dhe nëse do isha në lidhje dhe papritmas i dashuri im bëhet invalid unë do ndahesha dhe nuk do martohesha me atë. Dhe nëse do isha shtatëzënë dhe do e zbuloja se fëmija im është invalid ose me sindromën down, autizëm atëherë unë do e abortoja.
Unë ju thash kështu shoqeve të mia të cilat ishin në një grup në Instagram ishin feministe..
Dhe ato më paragjykuan shumë çfarë nuk më thanë: Më thanë ti je psikologe si mundesh të kesh mendime të tilla, ndërro drejtimin sepse ti nuk je për psikologe, pacientët e tu do bënin vetëvrasje për shkak të një psikologeje si ti.. Unë u ndjeva shumë keq dhe u mërzita shumë..
Por në fakt unë nuk i nënvlersoj invalidët, as nuk i urrej, as nuk i ofendojë kurrë thjeshtë nuk dua të martohem me një të tillë. Në rast se do vinte tek unë një pacient invalid dhe do ankohej se e braktisi e dashura sepse mbeti invalid unë nuk do e paragjykoja as invalidin por nuk mundem ta paragjykoj as ish të dashurën.. Do i mirëkuptoja të dy. Sepse nuk është e lehtë për çdo grua të martohet me një invalid ndoshta dikush është një njeri i\e fortë por unë nuk jam e tillë.
Nuk mundem ta sakrifikoj jetën time dhe ta bëj të vështirë.
Nuk është çdo grua e fortë për të lindur një fëmijë me aftësi të kufizuara.. Dhe unë si psikologe e ardhshme mendoj se duhet mirëkuptuar çdo zgjedhje e çdo njeriu.

         

Një koment për “Studioj psikologji”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke shkruar. Ka kaq shume gjera te ngerthyera ne kete shkrim qe ke sjelle, sa qe na duhet t’i marrim pak nga pak dhe shpresoj te mund te krijojme nje bashkebisedim, me shume se sa nje pergjigje te plote.

    Per t’iu pergjigjur pyetjes tende te pare shkurtimisht: nuk ka mendime anormale dhe normale. Ka mendime, opinione te cilat nuk kane te bejne me profesionin e ardhshem por me qendrime personale. Ceshtja nderlikohet pasi psikologut i duhet te perdore ndjeshmerine personale per te mbeshtetur dhe degjuar te tjeret, pikerisht per te shmangur gjykimin e paragjykimin dhe per te lehtesuar komunikimin e per ta bere personin perballe teje te ndihet se dikush po e degjon dhe e pranon ashtu sic eshte. Opinionet dhe qendrimet personale te psikologut jane te pademshme kur ato jane eksploruar dhe kuptuar mjaftueshem, sidomos per psikologet qe ne te ardhmen do te punojne ne kontekst keshillimi/terapie apo psikoterapie, por dhe per ata qe punojne ne fusha te tjera te psikologjise.

    Nese deshiron mund te fillojme ta eksplorojme ketu qendrimin tend ndaj personave me aftesi te kufizuar. Cfare te vjen ne mendje? A ka dicka ne jeten tende qe mund te te kete ndikuar qe te kesh kete qendrim kaq te prere ndaj kesaj ceshtjeje?

    Gjithe te mirat
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: