Stafilokokus aureus ne sperm

Stafilokokus aureus ne sperm

Kam probleme me ereksion dhe kam bere analizat e LH, FSH,TESTOSTERONIT, PROLAKTIN DHE SPERMOKULTURA ME ANTIBIOGRAM.
Prolaktina me ka dal e larte 40 ng/ml dhe nga spermokultura me ka dal stafilokoku aureus, dua te di se a mund te shkaktojne erectile disfunksion ky bakter, apo prolaktina e larte. Ju lutem me ktheni pergjigje.

         

2 komente për “Stafilokokus aureus ne sperm”

  1. Alban says:

    Pershendetje
    Qfare moshe jeni edhe a jeni seksualisht aktiv?
    Infeksioni me stafilokok nuk osht najsen serioze, osht infeksion qe me antibiotike kalon, andaj mos u merakos.
    Sa i perket problemeve me ereksion ka shume shkaqe: psikologjike, smundja e sheqerit ( por te moshat me te vjetra) etj
    Per me gjet shkakun e ketij problemi duhet me dit a perdor barna, alkool, duhan, moshen tuaj e disa gjana tjera, qe munesh mi bisedu me mjekun tond
    A ti ka kerku ai kto analiza, apo ke vendos mi bo vet?
    Konsultohu me mjekun edhe te ndihmon

  2. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Staphylococcus Aureus eshte nje bakterie anaerobe fakultative qe emrin e ka mar ne baze te pamjes se kolonive te saj. Kjo bakterie eshte shkaktare e infeksioneve urologjike ne rreth 10% te rasteve. Kjo bakterie krijon shume shpejt soje rezistente pas aplikimit te antibiotikeve qka do te thot qe duhet te keni shume kujdes qe te mos merni antibiotik perseri. Nese keni dhimbje dhe pengesa me urinim duhet te ju informoj se Stafillokoku rralle shkakton pengesa dhe nuk keni nevoje per shqetesim sepse kjo bakterie izolohet shume shpesh ne sperme dhe strisho uretrale pa shkaktuar dhimbje dhe pengesa me urinim. Te keto raste un u pershkruaj vetem qaj kunder Stafillokokut 600 ml ne dite me nje luge mjalte per disa muaj rresht dhe pas 2 muajsh i udhezoj ta kryejne strishon uretrale, urinen, SE, hemogramin, glokemine, hol, trigliceride,CRP, HFS,HL, Testosteronin dhe Prolactinen dhe ultrazanin e abdomenit e ne baze te rezultateve i udhezoj per hapat e metejme. Nese prap del e rritur Prolactina duhet te lajmeroheni te Andrologu ose Endokrinologu per tretman.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: