spo kom ndjenja

spo kom ndjenja

Pershendetje kam nevoj per keshill jem e martume e kam ni qik po spo kom ndjenja as per burr as per qiken nuk e di qka po ndodh me mu sdi pse spo kam ndjenja per kurgjo
Edhe mardhenje kur po kemi spo kam knaqsi hiq a i ka ndodh ehde naj kuj qeshtu nese me ndihmon dikush me dit pse ja kisha dit per nder pe munoj vetin per mrena pse spo kam dashni per tjerit

         

Një koment për “spo kom ndjenja”

  1. MSc. Gabriela Kuneshka - Psikologe/Psikoterapiste says:

    Pershendetje,

    Lexova me vemendje letren tende dhe mund ta imagjinoj veshtiresine qe po has ne keto momente. Mpirja emocionale mund ti ndodhe shume njerezve ne momente te caktuara te jetes, por duhet reflektuar mbi shkaqet qe e kane sjelle dhe ne kete rast takimi me nje profesionist (psikolog/psikoterapist) mund te ndihmonte. Megjithate, te ftoj te reflektosh mbi mendimet e tua ne raport me vajzen tende dhe bashkeshortin. Kur ka nisur ky shqetesim dhe a mund te mendosh per ate periudhe te jetes tende? Gjithashtu, mund te provosh te bisedosh me njerezit qe te rrethojne dhe t’ju shpjegosh cfare po ndodh me emocionet e tua se fundmi, mbeshtetja e tyre do ishte me vlere. Nuk eshte e thene te jete faji i askujt per kete faze neper te cilen po kalon. Faleminderit qe ndave shqetesimin tend ketu. Nese deshiron mund te me rishkruash,

    Gabriela

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: